LAJMI I FUNDIT:

E thotë një trajner i madh si Fernando Santos: Shqipëria luajti në perfeksion

E thotë një trajner i madh si Fernando Santos: Shqipëria luajti në perfeksion

Shqipëria ka arritur të mposht Poloninë në ndeshjen më të rëndësishme të Grupit E në kualifikueset për Kampionatin Evropian Euro 2024 me rezultat të pastër 2-0.

Ka qenë një ndeshje spektakolare në një atmosferë elektrizuese në ‘Air Albania’ që ishte stërmbushur nga tifozë shqiptarë të të gjitha trevave.

Shqipëria fitoi falë golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut, por edhe falë lojës të jashtëzakonshme që bën në mesfushë dhe në mbrojtje.


Dy 'krisma' në Tiranë, Shqipëria merr fitore madhështore ndaj Polonisë dhe bën hap gjigant drejt Euro 2024
Lexo po ashtu Dy 'krisma' në Tiranë, Shqipëria merr fitore madhështore ndaj Polonisë dhe bën hap gjigant drejt Euro 2024

Në fakt polakët nuk kanë treguar asgjë në këtë sfidë, përveç një goli të shënuar i cili u anulua pas rishikimit në VAR.

Fernando Santos konsiderohet si një trajner i madh pasi ka fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë, por ai e ka pranuar publikisht se Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje në perfeksion.

“Më pëlqeu qëndrimi ynë. Goli i Kiwior do të kishte ndryshuar plotësisht ndeshjen, por në fund ai gol u anulua. Në momentin kur sfida ishte plotësisht e barabartë, ne humbëm pak forcën dhe ata shënuan një gol të mrekullueshëm”.

Sa janë gjasat e Shqipërisë që të luajë në Euro 2024 kur i kanë mbetur edhe tri ndeshje
Lexo po ashtu Sa janë gjasat e Shqipërisë që të luajë në Euro 2024 kur i kanë mbetur edhe tri ndeshje

“Në pjesën e dytë ishim më të motivuar, më pëlqeu skuadra, megjithatë ishte e vështirë ndaj një Shqipërie që luajti në perfeksion”, tha Santos.

Megjithatë ai nuk e mendon dorëheqjen edhe pse është pyetur nga gazetarët polak. “Unë jam thjesht trajner. Kam fituar Evropianin e Ligën e Kombeve dhe tani sipas jush nuk po bëj asgjë? Kemi ende rrugë përpara dhe do të luajmë të gjitha shanset tona”, deklaroi Santos. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Raphinha zbulon se kush ishte personi kryesor që e bindi të qëndrojë tek Barcelona

Raphinha zbulon se kush ishte personi kryesor që e bindi të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

La Liga
Kalo në kategori