LAJMI I FUNDIT:

Asllani thotë se Shqipëria po funksionon mirë vetëm falë grupit

Asllani thotë se Shqipëria po funksionon mirë vetëm falë grupit

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore spektakolare 2-0 ndaj Polonisë të dielën mbrëma në Tiranë.

Një fitore shumë e rëndësishme e kuqezinjve që tanimë kanë bërë një hap gjigant drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.


Kristjan Asllani ishte padyshim një nga protagonistët e suksesit ndaj Polonisë, teksa bëri mjaft mirë shpërndarjen e lojës.

Mesfushori i talentuar shqiptar deklaroi se kjo Shqipëri është e fortë vetëm falë forcës së grupit.

Dy krisma në Tiranë, Shqipëria merr fitore madhështore ndaj Polonisë dhe bën hap gjigant drejt Euro 2024
Lexo po ashtu Dy krisma në Tiranë, Shqipëria merr fitore madhështore ndaj Polonisë dhe bën hap gjigant drejt Euro 2024

Një ndeshje fantastike, e një skuadre të vërtetë?

“E dinim rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e kundërshtarit. Ata u mbrojtën mirë në pjesën e parë, por gjetëm atë supergol të Asanit. Në pjesën e dytë na vunë disi në vështirësi, por na shkoi shumë mirë dhe morëm këto tre pikë”.

Vuajtëm pak, por më pas u ngritëm dhe reaguam mirë?

“E dinim që polakët kanë shumë individualitete, por u treguam më shumë skuadër nga fillimi në fund dhe më pas rezultati ishte me ne.

Grupi është arma më e fortë e Kombëtares. Si ndiheni ju lojtarët me njëri-tjetrin?
“Është e vërtetë që me këtë trajner jemi bërë një grup shumë kompakt. Rrimë shumë bashkë dhe flasim shpesh, edhe jashtë fushe. Trajneri Sylvinho ka punuar shumë për të forcuar grupin dhe jemi shumë të kënaqur për këtë”, deklaroi Asllani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori