LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Poloni: Sylvinho me dy ndryshime

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Poloni: Sylvinho me dy ndryshime

Shqipëria pret Poloninë në “Air Albania”, në kuadër të kualifikimeve të Euro 2024.

Kjo ndeshje që nuk do të jetë vendimtare, por do të vendosë jo pak sa i përket ecurisë drejt Kampionatit Evropian.


Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren, për të ruajtur epërsinë në renditje ndaj polakëve dhe për të pasur vetë në dorë fatin e tyre deri në ndeshjen e fundit.

Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, duke bërë dy ndryshime.

Thomas Strakosha do të luajë në portë në vend të Etrit Berishës, ndërsa mbrojtja nuk ndryshon me Elseid Hysajn, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajlin dhe Matio Mitajn.

Në mesfushë do të luajnë Nedim Bajrami, Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani. Myrto Uzuni do të thehet në sulm duke zënë vendin e Taulant Seferit, ndërsa me të janë edhe Sokol Cikalleshi dhe Jasir Asani.

Në anën tjetër te Polonia luajnë emra si Wojciech Szczesny, Robert Lewandowski dhe Arek Milik.


Shqipëria: Strokosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismjali, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi, Asani.

Polonia: Szczęsny, Cash, Kędziora, Bednarek, Lewandowski, Krychowiak, Kamiński, Kiwior, Bereszyński, S. Szymański, Zieliński


/Telegrafi/