LAJMI I FUNDIT:

Dardanët për Rita Orën: Ajo dhe familja e saj janë zemra e Kosovës

Dardanët për Rita Orën: Ajo dhe familja e saj janë zemra e Kosovës

Ndeshja e mbrëmshme (9 shtator) në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikimet në “Euro 2024”, ishte e veçantë për tifozët “Dardanë”.

Me fillimin e ndeshjes “Dardanët” zbuluan një koreografi ku shkruhej thënia: “Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”.

Koreografia nderonte lojtarët e Kosovës, mjekët, policët dhe ushtarët. Ndërsa në krye të saj ishte ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora me shallin me flamurin e Kosovës.


Për idenë dhe realizimin e saj ka folur kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, i cili sqaroi edhe arsyet se pse artistja me famë botërore ndodhej në krye të koreografisë.

Mes tjerash Berisha tha se ideja për këtë erdhi në shenjë nderimi për figurën artistike legjendare të këngëtares nga Kosova.

Imazhi i Rita Orës me flamurin e Kosovës qëndron në krye të koreografisë së përgatitur nga Dardanët
Lexo po ashtu Imazhi i Rita Orës me flamurin e Kosovës qëndron në krye të koreografisë së përgatitur nga Dardanët

Ai tha se Rita ka promovuar vendin nëpër botë pa ia kërkuara askush dhe se e ndjen të nevojshme të bënin një gjë të tillë për të pas sulmeve që iu bën për shkak të një pakujdesie të çastit.

“Arsyeja kryesore e kësaj ideje për koreografi ishte nderimi i një figure artistike legjendare kosovare siç është Rita Ora, e cila ka promovuar këtë vend gjithandej në botë pa ia kërkuar njeri. E ndjemë të nevojshme një gjë të tillë veçanërisht pas sulmeve që iu bën për shkak të një pakujdesie të çastit. Me këtë gjest dëshiruam që të përçonim mesazhin e fortë te Rita dhe familja Ora se jeni zemra organike e këtij shteti dhe kësaj shoqërie”, ka shkruar Berisha.

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, sqaron koreografinë e djeshme – nuk ishte për ata që shkuan te Shqipëria
Lexo po ashtu Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, sqaron koreografinë e djeshme – nuk ishte për ata që shkuan te Shqipëria

Për këtë ka reaguar edhe vet Rita përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo rishpërndau videon e Presidentes Vjosa Osmani nga stadiumi duke shkruar: Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”. /Telegrafi/