Sulmet me fluturake pa pilot mbi aeroportet rus thellësi në këtë territor, me siguri po kryhen nga territori rus, kurse “patrullat vullnetare të sigurisë” që federate ruse ka vendosur t’i organizojë do të ndihmojnë pjesshëm në luftën këtyre sulmeve, është bërë e ditur në raportin e inteligjencës britanike.
“Për shkak të rrezes së kufizuar të fluturakeve pa pilot, sulmet në bazat ushtarake janë zhvilluar nga brendësia e Federatës ruse”, thuhet ndër tjera nga britanikët, transmeton Telegrafi.
Inteligjenca e ministrisë britanike të Mbrojtjes gjithashtu i ka kushtuar rëndësi deklaratave të guvernatori të rajonit Pskovk në Rusi, ku urdhëroi formimin e “patrullave vullnetare të sigurisë” për të parandaluar sulmet e mëtutjeshme në bazën ushtarake Kresy, ku gjenden dy aeroplan IL-76 që janë dëmtuar më 29 gusht.
Rreth 800 persona u regjistruan në skuadrat anti-dronë. Ata do të ndahen në grupe prej 50 personash që do të patrullojnë zona të caktuara kufitare, objekte të rëndësishme infrastrukturore dhe aeroporte.
Zyrtarët britanikë të inteligjencës besojnë se këto patrulla vullnetare ka të ngjarë të veprojnë si një pengesë dhe të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje kundër lëshimit të mundshëm të dronëve direkt pranë aeroportit.
Por meqenëse është dëshmuar e vështirë të rrëzohen dronët me armë të vogla, rusët do të kenë ende nevojë për sisteme serioze të mbrojtjes ajrore me radarë dhe pajisje më komplekse për të synuar dhe mbrojtur objektet e tyre.
Shërbimi Informativ i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe thekson gjithashtu se përfshirja e patrullave vullnetare tregon mungesë të personelit të trajnuar për detyra të tilla. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga debati me Trumpin te kritikat për moshën, Biden deklarohet për performancën e tij
OBSH: Pluhuri i talkut dyshohet se shkakton kancer tek gratë
Vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në SHBA
Tajvani raporton rritje të aktiviteteve ushtarake kineze pranë territorit të tij
Shefi i marinës së Ukrainës thotë se Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi
Kryeministri i ri britanik njofton ndryshimin e parë në politikën e vendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën