LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti i lavdëron futbollistët e Kosovës për barazimin ndaj Zvicrës: Nuk mund të kishte humbës në këtë ndeshje

Albin Kurti i lavdëron futbollistët e Kosovës për barazimin ndaj Zvicrës: Nuk mund të kishte humbës në këtë ndeshje

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një barazim spektakolar në sekondën e fundit ndaj Zvicrës 2-2 në Fadil Vokrri.

Ka qenë një sfidë shumë interesante, por që në fund nuk pati fitues me Dardanët që iu falën Vedat Muriqit që realizoi dy gola për një pikë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka qenë i pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pasi ishte jashtë shtetit, por ai nuk ngurroi të uronte Dardanët për lojën e zhvilluar.


Kurti ka thënë se ende besojnë në kualifikimin e Kosovës, derisa ka shkruar se ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës nuk mund të kishte humbës.

“Ndërmjet Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, nuk mund të ketë humbës sepse ka festë, ka krenari. Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim. Ju lumtë lojtarëve për rezultatin. Ju faleminderit për emocionet”, ka shkruar Kurti.

Në stadium ishte prezent presidentja e shtetit Vjosa Osmani derisa ka përjetuar me plot emocione sfidën.

View this post on Instagram

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Osmani ka publikuar një video në Instagram me një mbishkrim të shkurtër: “Të duam Kosovë”. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori