LAJMI I FUNDIT:

Mbi 2 mijë të vdekur dhe 1.400 tjerë në gjendje kritike nga tërmeti që goditi Marokun – pamjet që tregojnë fuqinë shkatërruese

Mbi 2 mijë të vdekur dhe 1.400 tjerë në gjendje kritike nga tërmeti që goditi Marokun – pamjet që tregojnë fuqinë shkatërruese

Nga tërmeti shkatërruar, më i rëndi në 60 vitet e fundit, që të premten mbrëmë goditi Markon, kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona dhe 1.400 tjerë janë në gjendje kritike.

Në anën tjetër, numri i të lënduar më lehtë shkon në mijëra, kurse shumë ndërtesa u shembën sikur të ishin të punuara nga letra, transmeton Telegrafi.


Tërmeti kishte fuqi shkatërruese prej 7.2 Rihter, duke detyruar banorët e atjeshëm të braktisin shtëpitë e tyre nga frika se ato mund të shemben.

Tërmeti në Marok - shkon në 2,000 numri i viktimave
Lexo po ashtu Tërmeti në Marok - shkon në 2,000 numri i viktimave

Zyrtarët lokalë thonë se pjesa më e madhe e rasteve me vdekje janë në zonat malore, që edhe vështirë se mund të arrihet deri te ato për shkak të infrastrukturës së dobët.

Në Marakesh, qytetin më të afërt të epiqendrës së tërmetit, banorët kanë kaluar natën në ambient të hapur sepse frikësoheshin të futen nëpër pronat e tyre.

Më shumë se 300 mijë njerëz të prekur nga tërmeti në Marok
Lexo po ashtu Më shumë se 300 mijë njerëz të prekur nga tërmeti në Marok

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur godet tërmeti dhe banorët e kapluar nga paniku që vrapojnë e disa rrëzoheshin nëpër rrugë, derisa një pjesë e një ndërtesë shembet dhe bllokon rrugët.

Banorët e po të njëjtit qytet thanë se disa ndërtesa u shemben në pjesën e vjetër të qytetit – që është i ruajtur nga UNESCO. Televizionet lokale kanë shfaqur pamjet e minares së shembur të xhamisë, copëzat e të cilës përfunduan mbi veturat e parkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Botë
Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Kalo në kategori