LAJMI I FUNDIT:

Musk zemëron Kievin – miliarderi akuzohet se kontribuoi në vrasjen e fëmijëve ukrainas

Musk zemëron Kievin – miliarderi akuzohet se kontribuoi në vrasjen e fëmijëve ukrainas

Lajmi se Elon Musk kishte vendosur të pengojë një sulm të madh të ukrainasve ndaj flotës detare të Rusisë, ka shkaktuar reagime dhe zemërim të madh në Ukrainë.

Ndoshta kritika më e ashpër ndaj bashkëthemeluesit të Teslas brenda ditës ka ardhur nga vetë Kievi, ku këshilltari i lartë i presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky ka akuzuar miliarderin se në këtë formë ka ndihmuar rusët të vrasin fëmijët.

Pasi bisedoi me rusët, Musk çaktivizoi Starlinkun dhe sabotoi një sulm të madh ukrainas?
Lexo po ashtu Pasi bisedoi me rusët, Musk çaktivizoi Starlinkun dhe sabotoi një sulm të madh ukrainas?

“Ndonjëherë një gabim është shumë më tepër sesa thjesht një gabim”, shkroi Mykhailo Podolyak në platformën X.


“Duke mos lejuar dronët ukrainas të shkatërrojnë një pjesë të flotës ushtarake ruse përmes ndërhyrjes Starlink, Elon Musk lejoi që kjo flotë të lëshonte raketa në qytetet ukrainase. Si pasojë po vriten civilë, fëmijë, ky është çmimi i një kokteji injorance dhe egoje të madhe”, shkroi ai në platformën X.

Musk konfirmon se kishte ndaluar një sulm të madh të ukrainasve ndaj forcave ruse
Lexo po ashtu Musk konfirmon se kishte ndaluar një sulm të madh të ukrainasve ndaj forcave ruse

“Megjithatë, pyetja ende mbetet: pse disa njerëz duan kaq shumë të mbrojnë kriminelët e luftës dhe dëshirën e tyre për të kryer vrasje? Dhe a e kuptojnë tani se po bëjnë të keqen dhe po inkurajojnë të keqen?”, pohoi këshilltari.

Zhvillimet e fundit pa dyshim që nuk ndihmojnë shumë në zbutjen e zemërimit ndaj Muskut. Komisioni Evropian zbuloi se platforma X pas kalimit në pronësi të amerikanit – veçanërisht përmes “shkatërrimit të standardeve të sigurisë” – kishte luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e propagandës ruse mbi luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori