LAJMI I FUNDIT:

Blinken: SHBA qëndron pas Maqedonisë së Veriut në përpjekjet për sundimin e ligjit

Blinken: SHBA qëndron pas Maqedonisë së Veriut në përpjekjet për sundimin e ligjit

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka dërguar mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mesazhin e urimit, Blinken thekson mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit, për prosperitetin dhe integrimin e vendit në BE dhe për promovimin e shtetit ligjor.


“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj popullin e Maqedonisë së Veriut për kremtimin e 32 vjetorit të pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e reformave për integrim në Bashkimin Evropian dhe vendosjen e marrëdhënieve edhe më të forta me vendet fqinje evropiane”.

“Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj për të siguruar prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj ndërsa përballet me sfidat globale dhe ne qëndrojmë me ju në përpjekjet tuaja për të promovuar sundimin e ligjit. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë me Maqedoninë e Veriut dhe të avancojmë vlerat tona të përbashkëta demokratike në vitet në vijim”, thuhet në urimin e Blinken, të publikuar nga Departamenti i Shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Lajme
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Politikë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kalo në kategori