Numri i rasteve me kancer te njerëzit nën moshën 50 vjeçare është rritur me pothuajse 80 për qind në tri dekadat e fundit
Numri i njerëzve nën moshën 50 vjeçare që janë diagnostikuar me kancer në mbarë botën, është rritur me pothuajse 80 për qind në tri dekadat e fundit – sipas studimit më të madh të këtij lloji.
Numri global i rasteve të kancerit në fazën e hershme është rritur nga 1.82 milion në vitin 1990 në 3.26 milionë në vitin 2019, ndërsa vdekjet nga kanceri në mesin e të rriturve në të dyzetat, të tridhjetat ose më të rinj janë rritur me 27 për qind.
Më shumë se një milion njerëz nën moshën 50 vjeçare tani vdesin nga kanceri çdo vit, ka zbuluar hulumtimi, raporton The Guardian.
Hulumtuesit janë ende në fazat e hershme për të kuptuar arsyet e rritjes së numrit të rasteve. Autorët e studimit, të publikuar në BMJ Oncology, thonë se ushqyerja jo e shëndetshme, përdorimi i alkoolit dhe duhanit, pasiviteti fizik dhe obeziteti, janë faktorë të mundshëm.
Të dhënat e mëparshme kanë sugjeruar se incidenca e kancerit te të rriturit nën moshën 50 vjeçare është rritur në pjesë të ndryshme të botës gjatë dekadave të fundit.
Studimi më i fundit, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut në Skoci dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Zhejiang në Hangzhou të Kinës, është i pari i këtij lloji që shqyrtoi çështjen në nivel global, si dhe analizoi faktorët e rrezikut për të rriturit e moshave të mesme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjashtë sjellje “qetësuese” që në fakt shkaktojnë më shumë ankth
Faktorët etiologjik dhe metodat diagnostike të osteoporozës
Te disa njerëz shpesh shfaqet nevoja të shkojnë në tualet kur janë duke bërë blerje: Mjeku zbulon se çfarë fshihet pas saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron