LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, LDK dorëzon nënshkrimet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar

Dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, LDK dorëzon nënshkrimet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka njoftuar të mërkurën se kanë dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha, është pikënisje për gjithçka.

Afera me rezervat shtetërore: Çka deklaruan të dyshuarit dhe mbrojtja në seancë dëgjimore?
Lexo po ashtu Afera me rezervat shtetërore: Çka deklaruan të dyshuarit dhe mbrojtja në seancë dëgjimore?

“Çka është bërë me rezervat shtetërore? Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre? A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave? Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme. Shteti dhe shoqëria kanë nevojë që të dinë të vërtetën!”, ka shkruar Gashi.


Ndryshe, dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe një biznesmen janë arrestuar në mes të gushtit nën dyshimet për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore. Fillimisht atyre iu është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa më pas Apeli ka pranuar ankesat e tyre dhe i ka liruar për t’u mbrojtur në liri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori