LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese në procedurë të shqyrtimit edhe të pesë ligjeve të Qeverisë Kurti

Gjykata Kushtetuese në procedurë të shqyrtimit edhe të pesë ligjeve të Qeverisë Kurti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të bëjë vlerësimin edhe të disa ligjeve të miratura nga Qeveria Kurti e që janë dërguar në Kushtetuese nga partitë opozitare.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese në procedurë të shyqyrtimit janë ligji për Pagat në Sektorin Publik, ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore.

Këto ligje janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga partitë opozitare, ndërsa Gjykata Supreme ka kërkuar vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 4, paragrafi 2 dhe nenit 438, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.


Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Veton Dula.

i) KO173/22 – vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Parashtrues: Dhjetë (10) deputetë të Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës;

ii) KO46/23 – vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Parashtrues: Dhjetë (10) deputetë të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës.

iii) KO79/23 – vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik. Parashtrues: Institucioni i Avokatit të Popullit;

iv) KO114/23 – vlerësimi i përputhshmërisë së nenit 4, paragrafi 2 dhe nenit 438, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK) Nr. 08/L-032. Parashtrues: Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës.

v) KO158/23 – vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-142 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore. Parashtrues: Dhjetë (10) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, ka njoftuar Dula.

Së fundmi, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për pezullimin e zbatimit të nenit 5 të Ligjit për Tatimin në Pronë, për faljen e 100 eurove.

Sipas vendimit të Kushtetueses, zbatimi i këtij neni është shtyrë deri më 30 nëntor 2023.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit 08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Ligji i Tatimit në Pronë, Gjykata Kushtetuese pezullon nenin që parasheh faljen e 100 eurove
Lexo po ashtu Ligji i Tatimit në Pronë, Gjykata Kushtetuese pezullon nenin që parasheh faljen e 100 eurove

Ditë më parë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) e kishte dërguar në Kushtetuese këtë ligj.

Ndryshe, me Kushtetutën e Kosovës bëhet e ditur se “në rast kur ligji apo vendimi i miratuar nga ana e Kuvendit kontestohet sipas nenit 113, paragrafi 5 i Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese duhet të nxjerrë vendim mbi kontestin jo më vonë se 60 ditë pas dorëzimit të kërkesës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori