Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dhurata Dora është padyshim ndër emrat më të suksesshëm aktualisht të estradës shqiptare.
Edhe sezonin që po lëmë pas, artistja ishte tejet e angazhuar me mbrëmje muzikore e koncerte të shumta.
Por, pas përfundimit të angazhimeve profesionale, autorja e “Harro” ka nisur pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur Palma De Mallorca, Spanjë.
Nga vendi përrallor natyrisht nuk kanë munguar as pozat atraktive të këngëtares, e cila disa të tilla i ndau me fansat në Instagram.
Dhurata pozoi e veshur me një fustan të gjatë dhe të ngushtë shumëngjyrësh me detaje me lule.
30-vjeçarja dukej në formë të mrekullueshme teksa vuri në pah linjat e formësuara të trupit në disa imazhe të ndryshme.
“Kam veshur fustanin të kaltër sonte”, ka shkruar Dhurata sipër fotove.
Ndryshe, përveç me koncerte, Dhurata ishte mjaft aktive edhe me projekt të reja muzikore, i fundit mban titullin “Palma”, që solli në bashkëpunim me RAF Camora. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
“Ndjenjat e Meritonit për Ilnisën thjesht në kuadër të lojës”, reagon banorja për deklaratën e ‘vjehrrit’
Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij
U shpall finalisti i dytë në Big Brother, reagon për herë të parë Julian Deda
Kush ishte këngëtari shqiptar që u vra në Shkup?
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës