LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Me këtë momentum, vështirë të rrëzohet Qeveria Kurti

Hoxha: Me këtë momentum, vështirë të rrëzohet Qeveria Kurti

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se nuk e sheh të mundur rrëzimin e Qeverisë Kurti me opozitën aktuale.

Në emisionin “Debat Plus”, Hoxha ka treguar mbi një mundësi e cila do ta çonte opozitën në ato rrethana sa do ta rrëzonte Qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

“Sa i përket forcës reale politike të LDK-së, PDK-së, AAK-së, ta rrëzojnë vetë nuk e shoh fare të mundshme, me këtë momentum nuk shoh ende legjitimitet të plotë te ata për ta bërë këtë. Qeveria Kurti është qeveria me më së shumti numra autentik, pa koalicione që ka ekzistuar në Kosovë. Është një qeveri e konsilidume që ka pasur numra dhe do të duhej të kishte një projektim stabiliteti në veti dhe si e tillë pas një disfate që e ka pasur opozita e kaluar është shumë vështirë të mendohet që rrëzohet lehtë”, ka thënë Hoxha.


Sipas tij, degjenerimi gradual i vetë qeverisë mund të jetë njëra nga mundësitë e cila do të dërgonte në rrëzim.

“Ekziston një mundësi e cila e bie opozitën në situatë ta rrëzojë këtë qeveri e ajo është degjenerimi gradual i vetë qeverisë, vetë LVV-së me anë të politikave të gabuara. Por kjo kërkon më shumë kohë se kaq. Ekzistojnë shumë intervenime të jashtme dhe pak edhe të përçuda që kanë luajtur rol në krijimin, shkarkimin, prishjen e qeverive të kaluara e ndoshta edhe të kësaj, dhe kjo ka të bëjë më raportin me Bashkësinë Ndërkombëtare”.

“Si Kosovë hyjmë në fazën finale me atë që quhet dialogu me Serbinë, dhe zhvillimet në atë front mund të jenë përcaktuese edhe për ekzistencën e Qeverisë Kurti apo jo, qoftë nga fakti që Kurti nuk mund t’i përpijë rezultatet që i prodhon dialogu dhe e vetëshkarkon vetën apo qoftë nga fakti që Bashkësia Ndërkombëtare nuk mund ta tolerojë Kurtin i cili është rezistues ndaj kërkesave të saj mbi zgjidhjet e caktuara të cilat duken në Kosovë si të papranueshme dhe si pasojë mund të investojë në këtë opozitë që të ecë më shpejt nga skena politike. Këto nuk duhet të përjashtohen, janë të mundshme”./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori