LAJMI I FUNDIT:

Osmani “mesazh” Kurtit: Mos koordinimi me aleatët nuk na ka dalë mirë, sado që Kosova ka pasur të drejtë

Osmani “mesazh” Kurtit: Mos koordinimi me aleatët nuk na ka dalë mirë, sado që Kosova ka pasur të drejtë

Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar edhe krizën në veri të Kosovës dhe mënyrën se si e menaxhoi atë kryeministri Kurti.

Ajo është shprehur në Top Channel se koordinimi me aleatët nuk të bën më pak sovran, por përkundrazi do të kishte më shumë rezultate pozitive.

“Mendoj që koordinimi me aleatët nuk të bën më pak sovran. Koordinimi me ta nënkupton më shumë sukses më shumë rezultate dhe kjo është dëshmuar në këto 22 vite. Ndonjëherë ka raste ku jo domosdoshmërisht strategjia apo taktikat janë identike me atë që mund t’i mendojnë aleatët por në asnjë moment nuk kemi pasur dallime në atë që është qëllimi përfundimtarë i yni”.


“Përderisa qëllimi përfundimtar është njësoj, strategjia duhet të koordinohet në mënyrë që të arrijmë atë qëllim më shpejt e më mirë. Jo gjithnjë pajtohemi me taktikat bashkë me miqtë tanë, por gradualisht vijmë tek pika e përbashkët”, ka shtuar Osmani.

Osmani tha se ka pasur raste qe politikanët e Kosovës nuk janë koordinuar me aleatët dhe në këto raste nuk i ka dalë mirë rezultati.

“Ka pasur raste gjatë këtyre 20 viteve që politikanët tanë nuk e kanë pasur durimin që të tentojnë t’i bindin aleatët tanë që veprimin ta marrin të koordinuar dhe të përbashkët. Nuk na ka dalë mirë sado që Kosova ka pasur të drejtë, sado ka zbatuar kushtetutën e saj”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori