Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht sot përgatitjet dhe stërvitjet në kuadër të dy ndeshjeve ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, të vlefshme për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Në konferencën për mediat kanë dalë këtë të hënë sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe mesfushori Nedim Bajrami, të cilët kanë folur për dy sfidat e rëndësishme që kuqezinjtë do të luajnë fillimisht ndaj çekëve në Pragë më 7 shtator ndërsa tre ditë më vonë ndaj Polonisë më 10 shtator në stadiumin ‘Air Albania’.
Për mediat e pranishme në Air Albania në konferencë foli edhe mesfushori Nedim Bajrami.
Mesfushori, i cili aktivizohet në Itali te Sassuolo, theksoi se Kombëtarja kuqezi është gati për ndeshjen dhe do tentojë të marrë tre pikët. Për këtë duhet dhënë maksimumi në fushë. Bajrami foli edhe për aspektin personal dhe se sa e ka ndihmuar trajneri Silvinjo.
Protagonist në qershor, çfarë presim tani? – Isha shumë i lumtur që i shënova dy gola. Tani me Çekinë kemi një ndeshje shumë të vështirë. E dimë që është një kundërshtar fizikisht i fortë, por ne e përgatisim ndeshjen sa më mirë. Jemi të gjithë çunat gati dhe do e japim maksimumin për këtë ndeshje.
Çfarë ka ndryshuar këto muaj te Bajrami? – Kam folur edhe me trajnerin, më ka ndihmuar shumë. Më ka ndihmuar mentalisht dhe jam shumë i lumtur që ka ardhur Silvinjo këtu. Duhet të vazhdoj kështu, që në ndeshjen me Çekinë ta ndihmoj skuadrën edhe një herë. Me rëndësi është që të marrim tre pikët. Siç tha edhe Cikalleshi, nëse nuk i marrim tre pikët, rëndësi ka të mos humbim.
Ngacmimet me Asllanin dhe Ismajlin? – Flasim çdo ditë më Asllanin dhe Ardianin. Jam shumë i lumtur që tani edhe Berisha e ka gjetur skuadrën. Edhe dje luajti shumë mirë. Me rëndësi tani është ndeshja me Çekinë. Jemi të gjithë gati, të gjithë çunat kanë minuta në këmbë dhe kjo është me rëndësi për ne.
Mbështetja e tifozëve, presion apo motivim? – Besoj se nuk kemi presion, na motivon më shumë dhe jemi të lumtur që ata vijnë në stadium dhe na ndihmojnë.
Cili repart do ketë ngarkesën më të madhe ndaj Çekisë? – Të gjithë duhet të jemi në formë, nuk ka një lojtar ose dy lojtarë që e ndryshojnë lojën. E gjithe skuadra duhet të jetë në formë dhe ta përgatisim ndeshjen sa më mirë, të fusim shpirtin në fushë.
Çfarë kërkon trajneri? – Nuk kam folur ende me trajnerin, pasi kam ardhur dje, por besoj se të gjithë çunat jemi gati. Ta përgatisim ndeshjen sa më mirë, të japim maksimumin. E dimë që Çekia është e fortë fizikisht, por ne jemi gati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë