LAJMI I FUNDIT:

USAID Kosovo dhe ICK hapin aplikimet për programin ‘JusTech 2023’ – gara për zgjidhjet digjitale në sistemin e drejtësisë

USAID Kosovo dhe ICK hapin aplikimet për programin ‘JusTech 2023’ – gara për zgjidhjet digjitale në sistemin e drejtësisë

Projekti për Drejtësi i USAID në Kosovë në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) kanë hapur thirrjen për aplikime në programin garues “JustTech”, për zgjidhet digjitale dhe inovative në sistemin e drejtësisë.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit me ide inovative, duke përfshirë këtu, kompanitë e regjistruara, bizneset start-up, studentët dhe grupet e individët e profesioneve të ndryshme.


Programi për vitin 2023 është prezantuar në mjediset e ICK-së më 1 shtator.

USAID Kosovo nëpërmjet projektit “Justice Activity” synon që të ndihmojë fushën e drejtësisë në Kosovë drejt përmirësimit të cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime, përfshirjen e qytetarëve dhe ngritjen e besimit në drejtësi dhe rritjen e numrit të shërbimeve inovative dhe digjitale për të gjithë qytetarët e vendit.

Nëpërmjet aplikimit në thirrjen “JusTech”, ekipet e përzgjedhura do të kenë mundësinë të marrin pjesë në programin pesë-ditor “DevCamp” (18-22 shtator) për zhvillimin e mëtutjeshëm të idesë me ndihmën e mentorëve dhe profesionistëve të ndryshëm dhe të kualifikohen për çmimin deri në 50 mijë dollarë për jetësimin e idesë/ideve fituese.

Idetë fituese do të prezantohen zyrtarisht edhe ne Samitin e Inovacioneve në Drejtësi, i cili mbahet më 5 tetor në Prishtinë.

Të gjitha palët e interesuara për t’u bërë pjesë e programit, luten të lexojnë me kujdes kriteret, udhëzuesin, kalendarin e aktiviteteve dhe të aplikojnë deri më 12 shtator 2023.

Të gjitha informatat, përfshirë formën e aplikimit i gjeni KËTU!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

GO+
Kalo në kategori