LAJMI I FUNDIT:

Tuchel i zhgënjyer me transferimet te Bayerni, pasi ditën e fundit dështuan të nënshkruanin me tre futbollistë

Tuchel i zhgënjyer me transferimet te Bayerni, pasi ditën e fundit dështuan të nënshkruanin me tre futbollistë

Bayern Munich ka marrë një fitore me shumë vuajtje në udhëtim te Borussia Moenchegladbach me rezultat 1-2.

Megjithatë trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel vazhdon ta ketë mendjen te tregu i transferimeve që tanimë ka përfunduar.

Bavarezët shitën dy futbollistë, mbrojtësin Benjamin Pavard dhe mesfushorin Ryan Gravenberch, por që nuk arritën të merrnin zëvendësues të tyre.

E veshi fanellën dhe ishte në Munich, si i dështoi Bayernit transferimi 65 milionësh - dalin prapaskenat
Lexo po ashtu E veshi fanellën dhe ishte në Munich, si i dështoi Bayernit transferimi 65 milionësh - dalin prapaskenat

Madje mesfushorit portugez Joao Palhinha ishte në Munich kishte kryer vizitat mjekësore dhe kishte bërë fotot e prezantimit, por që transferimi i tij dështoi në minutat e fundit shkaku që Fulham nuk gjeti një zëvendësues.

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka mbetur shumë i zhgënjyer me mos afrimin e futbollistëve të rinj për t’i zëvendësuar të larguarit.

“Jam i trishtuar, sepse e dija se João Palhinha dëshironte të luante te Bayerni dhe çfarë mund t’i jepte skuadrës sonë. Nuk jam i sigurt se çfarë shkoi keq. Kemi një skuadër me shumë cilësi, dëshironim të përforcoheshim edhe më shumë, por nuk u bë e mundur dhe u besoj lojtarëve që kam”, tha Tuchel.

Bayern Munich thyen akullin ndaj Borussia Moenchegladbach, e mposht pas gjashtë ndeshjesh
Lexo po ashtu Bayern Munich thyen akullin ndaj Borussia Moenchegladbach, e mposht pas gjashtë ndeshjesh

Përveç kësaj, dy transfere të tjera dështuan për Bayernin në minutat e fundit të afatit kalimtar.

Bavarezët donin të sillnin Armel Bella Kotchap nga Southampton dhe Trevor Chalobah nga Chelsea.

Në fund asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk ia doli te Bayerni, që do të thotë se Thomas Tuchel mbeti pa një zëvendësues të synuar për Benjamin Pavard, i cili u largua për në Inter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Vazhdon maratona e “Euro 2024” - tri ndeshje do të luhen sipas orarit

Vazhdon maratona e “Euro 2024” - tri ndeshje do të luhen sipas orarit

Përfaqësueset
Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori