Shikoni sa e lehtë është për t’u bërë në shtëpi, me vetëm tre përbërës!
Djathi i freskët i bërë në shtëpi është një ushqim më i shëndetshëm se fetat e blera në dyqan. Bërja e djathit të bërë në shtëpi konsiderohet një vepër e vërtetë kulinare dhe të gjithë e dimë se ky produkt është një ushqim i fuqishëm që shkon mirë me çdo gjë – mund ta përziejmë me ëmbëlsira, ta hamë me vakte të kripura dhe shumë njerëz e konsumojnë gjatë kohës si meze të lehtë.
Është një mendim i rrënjosur që të bësh djathë në shtëpi kërkon shumë kohë, por kjo është larg nga e vërteta. Proceset natyrore në qumësht e bëjnë vetë punën e ngjizjes.
Për këtë shkathtësi kuzhine ju nevojiten disa litra qumësht të freskët, “tharmë djathi” ose “maja”, një tenxhere, napë, një garuzhdë druri, kripë. Profesionistët theksojnë se qumështi i bërë në shtëpi është më i miri për të bërë djathë shtëpiak, sepse jep shumë më tepër djathë dhe ka shije më të mirë, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk jeni në gjendje të merrni qumësht me plot yndyrë nga lopët, atëherë mund të përdorni edhe qumësht me pak yndyrë nga dyqani. Megjithatë, në atë rast, ju do të merrni më pak djathë.
Ju duhet mullëza (tharmi) për të trashur qumështin. Kripa, përveçse vepron si ruajtës, përmirëson shijen e çdo djathi. Pra, nëse dëshironi të bëni një kilogram djathë të bërë në shtëpi, ju nevojiten: pesë litra qumësht të freskët të plotë, një lugë gjelle mullëze dhe kripë. Pas kësaj, siguroni vetes mjetet e nevojshme si një tenxhere për ngrohjen e qumështit, një enë, napë të pastër, një çekiç druri dhe një send të rëndë me të cilin do të shtypni djathin pasi ta kulloni.
Është mirë që djathin ta përgatisni në mbrëmje, në mënyrë që të kullojë dhe të zihet mirë gjatë natës. Hapi i parë është ngrohja e qumështit. Sapo ta ndjeni se është i vakët, shtoni tharmin dhe përzieni. Vërejtje: qumështi nuk guxon të jetë i nxehtë, sepse masa nuk do të trashet. Mbulojeni tiganin me një tenxhere dhe lëreni të qëndrojë për të paktën katër orë, dhe akoma më mirë – gjithë natën.
Në mëngjes ose pas katër orësh, kullojeni përzierjen e qumështit me napë, në mënyrë që e gjithë përmbajtja e trashë të mbetet në të. Lidhni skajet fort dhe varni që të kullojë e gjithë hirra. Djathit i nevojiten disa orë për të lëshuar lëngun dhe më pas e kalojmë përzierjen në një kullesë. Merrni një send të rëndë dhe vendoseni sipër, në mënyrë që djathi të kullojë plotësisht.
Kur të vijë koha, hiqeni me kujdes nga garza dhe vendoseni në një enë më të gjerë se djathi. Mund ta kripësoni djathin sipas shijes tuaj, por është e rëndësishme të mos e prisni në kubikë të vegjël që të mos copëtohet. Është ende një djathë i ri dhe i butë, ndaj është mirë ta prisni në kubikë ose trekëndësha. Shihni se si duket procesi i detajuar:
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjathi i bërë në shtëpi as që mund të krahasohet me djathin e blerë në dyqan!
Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!
Patëllxhanë me patate
Frape me hurma dhe banane
Trileqe
Si bëhet sallata më e popullarizuar në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë