LAJMI I FUNDIT:

Barcelona prezanton fanellat e treta, të frymëzuar nga ADN-ja e klubit

Barcelona prezanton fanellat e treta, të frymëzuar nga ADN-ja e klubit

Sezoni i ri ka filluar në të gjitha kampionatet, por vetëm tani Barcelona ka prezantuar fanellat e treta.

Fanellat e para janë ato tradicionale kuq e kaltër, ndërsa këtë sezon kanë rikthyer fanellat e bardha si të dyta.

Ndërkohë klubi katalunas sapo ka prezantuar fanellat e treta për sezonin 2023/24.


Fanella e tretë e Barcelonës për sezonin 2023/24 dallohet për ngjyrën e saj të kaltër të lehtë, e cila konsiderohet gjithashtu një shprehje frymëzimi dhe kreativiteti.

Dizajni i saj nxjerr në pah gjithçka që Barça përfaqëson, historinë, stilin e lojës dhe talentet e rinj të formuar në La Masia, udhëtimi i të cilëve mund të jetë një frymëzim për të gjithë.

Me dizajnin dhe kombinimin e ngjyrave që krijojnë një pamje novatore dhe inovative, kjo fanellë e kompletit të tretë do të vishen nga lojtarët e ekipeve të para të futbollit, Barça Atletic dhe Fundacio Barça Genuine.

Si dhe për ekipet e basketbollit, hendbollit, futsallit dhe hokejit me rul, kjo do të jetë fanella e tyre e dytë. /Telegrafi/