LAJMI I FUNDIT:

Harry dhe Meghan Markle shfaqen në koncertin e Beyonces në Kaliforni

Harry dhe Meghan Markle shfaqen në koncertin e Beyonces në Kaliforni

Princi Harry dhe Meghan Markle morën pjesë në një shfaqje të “Renaissance World Tour” të Beyonce në stadiumin SoFi në Kaliforni të premten mbrëma.

Në një foto të shpërndarë në Twitter, Duka dhe Dukesha e Sussexit vendosën të shijojnë koncertin në një vend privat.


Markle – e cila qëndronte në rresht pas nënës së saj, Doria Ragland – ndoqi kërkesën e ditëlindjes së këngëtares “Cuff It” për fansat e saj që të vishnin ngjyrë të argjendtë në shfaqje.

Harry gjithashtu veshi një xhaketë argjendi mbi një këmishë gri dhe një palë pantallona të bardha.

Kjo nuk është hera e parë që Harry, 38 vjeç dhe Markle, 42 vjeçe takohen me yllin e “Break my soul”.

Foto: Wire Image

Sussex-ët biseduan këndshëm me Beyonce dhe bashkëshortin e saj, Jay-Z, në premierën në Londër të “The Lion King” në verën e vitit 2019 ndërsa u takuan për herë të parë.

Ikonë e modës - Beyonce magjeps gjatë paraqitjes në Las Vegas në shfaqjen e fundit të turneut “Renaissance”
Lexo po ashtu Ikonë e modës - Beyonce magjeps gjatë paraqitjes në Las Vegas në shfaqjen e fundit të turneut “Renaissance”

Ikona e muzikës pop nga ana tjetër e lavdëroi publikisht Markle për guximin pas intervistës me Oprah Winfrey, gjatë së cilës ish-ylli i “Suits” diskutoi përvojën e saj raciste me familjen mbretërore.

Foto: Getty Images

Harry dhe Markle tani banojnë në një rezidencë në Montecito, Kaliforni, me dy fëmijët e tyre: Archie dhe Lilibet.

Muajin e kaluar, Markle mori pjesë në turneun “Eras” të Taylor Swift në Inglewood, Kaliforni.

Foto: Getty Images

Të njëjtit u larguan nga detyrat dhe jeta mbretërore në vitin 2020. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori