LAJMI I FUNDIT:

Ikonë e modës – Beyonce magjeps gjatë paraqitjes në Las Vegas në shfaqjen e fundit të turneut “Renaissance”

Ikonë e modës – Beyonce magjeps gjatë paraqitjes në Las Vegas në shfaqjen e fundit të turneut “Renaissance”
Foto: Instagram

Beyonce dukej më mirë se kurrë teksa doli në skenë në Las Vegas, shfaqja e fundit në turneun e saj botëror “Renaissance”.

Sensacioni 41-vjeçar i muzikës – që së fundmi ndau foto nga Phoenix, Arizona – verboi me një paraqitje të tejdukshme përgjatë trupit dhe kofshëve.


Vendasja nga Teksasi e ka kompletuar dukjen me një pallto të bardhë me pupla.

View this post on Instagram

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Ylli i modës në një tjetër dukje u shfaq me një kostum shkëlqyes ngjyrë gri dhe një palë syze të mëdha dielli.

Beyonce vazhdoi performancën edhe pse iu ndal mikrofoni në shfaqjen në Arizona
Lexo po ashtu Beyonce vazhdoi performancën edhe pse iu ndal mikrofoni në shfaqjen në Arizona

Performanca e Vegasit pason ndalesën e saj në Arizona, nga e cila ndau pamjet në Instagram këtë fundjavë.

View this post on Instagram

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Ajo hodhi disa postime në platformën e saj, ku mahniti plot 316 milionë ndjekës.

Këngëtarja tregoi figurën e saj në formë në disa pamje nga koncerti i 24 gushtit në Stadiumin State Farm.

View this post on Instagram

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Të gjitha imazhet dhe videot janë realizuar në skenë dhe në prapaskenë para dhe pas shfaqjes epike.

Beyonce ka qenë në turne me familjen e saj – burrin Jay-Z, 53 vjeç dhe tre fëmijët e tyre: Blue Ivy, 11 vjeçe dhe binjakët vëllazërorë Rumi dhe Sir, 6 vjeç.

View this post on Instagram

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Ajo dhe reperi i lindur në Brooklyn u takuan në vitin 1998 dhe ata kanë grumbulluar së bashku 56 çmime ‘Grammy’ dhe vlerë neto prej 3 miliardë dollarësh.

Pas një pushimi të shkurtër pas pjesës evropiane të turneut të saj, Beyonce vazhdoi në Kanada dhe ShBA, duke filluar me shfaqje në Ontario në Rogers Center dhe më pas në Filadelfia në Lincoln Financial Field.

View this post on Instagram

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Në shkurt, Billboard parashikoi që turneu i nëntë i artistes së nominuar për ‘Oscar’ do të fitonte rreth 300 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori