LAJMI I FUNDIT:

Gresa Hoti në tapetin e kuq të Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia, shkëlqen me dukjen e saj

Gresa Hoti në tapetin e kuq të Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia, shkëlqen me dukjen e saj
Foto: Gresa Hoti/Instagram

Këto ditë në Venedik të Italisë, po mbahet Festivali Tradicional i Filmit në Venecia.

megjithëse edicioni i 80-të i filmit është “goditur” nga një grevë e aktorëve dhe skenaristëve të famshëm të Hollywoodit, prapëseprapë festivali po arrin të mbahet me shumë prej filmave të njohur pjesëmarrës.


E ftuar në festival këtë vit ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila ka shkëlqyer me dukjen e saj.

Rita Ora në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia (Foto: Jacopo Raule/Getty Images)

Por duket se ajo nuk është shqiptarja e vetme pjesëmarrëse në këtë edicion, pasi edhe një bukuroshe tjetër nga Kosova ka parakaluar në tapetin e kuq të festivalit.

Bëhet fjalë për modelen malishevo-milaneze Gresa Hoti, e cila ka është paraqitur në një nga ditët e festivalit.

Rita Ora vazhdon të shkëlqejë me dukjen në Festivalin e Filmit në Venecia
Lexo po ashtu Rita Ora vazhdon të shkëlqejë me dukjen në Festivalin e Filmit në Venecia

Ajo ka defiluar në tapetin e kuq të Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia, e veshur me një fustan ngjyrë rozë të materialit saten, me të cilin dukej mjaft elegante.

Gresa Hoti në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia (Foto: Instagram)

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Gresa është komplimentuar në masë të madhe nga ndjekësit për këtë paraqitje të saj.

George dhe Amal Clooney marrin vëmendjen me dukjen elegante në festivalin e Filmit në Venecia
Lexo po ashtu George dhe Amal Clooney marrin vëmendjen me dukjen elegante në festivalin e Filmit në Venecia

Gresa përndryshe ka një karrierë të suksesshme prej modeleje në Itali, gjersa publiku shqiptar u njoh më shumë me të gjatë paraqitjes së saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Foto: Gresa Hoti/Instagram

Foto: Gresa Hoti/Instagram

Foto: Gresa Hoti/Instagram

Foto: Gresa Hoti/Instagram