LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora vazhdon të shkëlqejë me dukjen në Festivalin e Filmit në Venecia

Rita Ora vazhdon të shkëlqejë me dukjen në Festivalin e Filmit në Venecia

Rita Ora dukej e pabesueshme teksa bëri një hyrje madhështore në Festivalin e Filmit të Venecias të enjten, me tri pamje të ndryshme që morën vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja e “Girl In The Mirror”, 32 vjeçe, dukej e pabesueshme teksa mbulonte modestinë e saj me një fustan argjendi pa rripa me diamante që mbulonin pjesët intime të saj, shkruan DailyMail.


Më herët gjatë ditës, ajo ngriti krahët në ajër, ndërsa stilisti i saj e fotografoi teksa mbërriti me një varkë, e veshur me një veshje dramatike të përbërë nga një fustan i kuq saten të markës “Moschino” me një shtresë dantelle.

Rita, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, 48 vjeç, dukej mjaft tërheqëse teksa po zbriste në varkë përpara se të ndryshonte pamjen e saj të ardhshme.

Rita Ora mahnit me dukjen në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia
Lexo po ashtu Rita Ora mahnit me dukjen në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia

Më pas ajo veshi një fustan të kuq të përbërë nga një bluzë të zezë me rripa.

Rita dukej tejet seksi në veshjen e cila kishte dekoltenë e ekspozuar.

Ajo i shtoi edhe më shumë shkëlqim pamjes me një çantë “Prada” në formë gjysmë hëne, ndërsa rriti gjatësinë e saj me një palë taka me majë të hapur.

Pas fustanit të saj dramatik të kuq “Moschino”, ajo më pas zgjodhi magjepsjen e Hollywoodit me fustanin e saj të vrullshëm argjendi, i cili ishte perfekt për të treguar kornizën e saj të trupit.

Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.

Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit).

Festivali u hap me premierën e filmit italian të Luftës së Dytë Botërore “Comandante”, me regji të Edoardo De Angelis.

Ngjarja do të mbyllet me një dramë në gjuhën spanjolle të Netflix, “Society of the Snow”.

Festivali shënon fillimin e sezonit të çmimeve dhe vendos rregullisht favoritët e mëdhenj për “Oscars”.

Tetë nga 11 çmimet e fundit për regjisorin më të mirë në “Oscars” shkuan për filmat që debutuan në Venecia.

Ka disa kategori që përbëjnë përzgjedhjen zyrtare të filmave të shfaqur, ku në krye janë ata që konkurrojnë për çmimin e lakmuar, “Luani i Artë”.

Filma të rinj nga regjisorë duke përfshirë: Bradley Cooper, Yorgos Lanthimos, David Fincher, Michael Mann, Sofia Coppola, Ava DuVernay dhe Ryusuke Hamaguchi do të konkurrojnë për çmimin prestigjioz.

Yjet dhe regjisorët e filmit tradicionalisht kënaqen duke udhëtuar në qytetin lagunor për të lansuar filmat e tyre.

Megjithatë, ky vit do të ofrojë pak më pak shkëlqim se zakonisht, sepse një grevë e aktorëve të Hollywoodit do të pengojë shumë yje të promovojnë punën e tyre në Venedik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Kalo në kategori