LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se “rimarrja e fshatit Robotyne hapi rrugën drejt Krimesë”

Ukraina thotë se “rimarrja e fshatit Robotyne hapi rrugën drejt Krimesë”

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se arritjet e fundit në frontin jugor mund të mundësojnë rimarrjen e gadishullit të aneksuar të Krimesë.

Ai pretendoi se kjo mund të ndodhë tani pasi Kievi çliroi fshatin Robotyne “të rëndësishëm strategjik” në rajonin e Zaporizhzhia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër, Moska thotë se ende e kontrollon fshatin ndërsa Euronews shkruan se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.


Gjiganti britanik i mbrojtjes nënshkruan marrëveshje me Ukrainën
Lexo po ashtu Gjiganti britanik i mbrojtjes nënshkruan marrëveshje me Ukrainën

Ukraina po planifikon të ndërpresë korridorin tokësor për në Krime, të cilin Rusia e pushtoi në vitin 2014, megjithëse planet e saj ushtarake janë “një sekret i ruajtur nga afër”.

Dhe nëse Ukraina do të ishte në gjendje të merrte territorin midis gadishullit të Detit të Zi dhe zonave të tjera të pushtuara në jug, disa pjesë të linjave të furnizimit të Moskës do të ndërpriteshin, vë në pah Euronews.

Kjo pasi që një gjë e tillë do të “problematizonte” fushatën e saj ushtarake, duke ndihmuar potencialisht Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori