LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratës se “më parë e vras Albin Kurtin, sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova” – Klinaku intervistohet nga policia

Pas deklaratës se “më parë e vras Albin Kurtin, sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova” – Klinaku intervistohet nga policia

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është intervistuar sot nga hetuesitë policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, për postimin që bëri të martën në rrjetin social në Facebook, se “më parë e vras Albin Kurtin, sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i Klinakut, Ramë Dreshaj.

Dreshaj tha se postimi i Klinakut është nxjerrë nga konteksti.


Vetëvendosje i reagon Klinakut: Atij i janë terruar sytë, niveli i sigurisë për Kurtin duhet ngritur e Prokuroria të aktivizohet
Lexo po ashtu Vetëvendosje i reagon Klinakut: Atij i janë terruar sytë, niveli i sigurisë për Kurtin duhet ngritur e Prokuroria të aktivizohet

“Po e ka intervistu hetuesia për postimin që ka bërë dje në Facebook. Ata e kanë pyetur ‘a është Facebook-u yti’, ka thënë po. ‘A ta përdor dikush Facebook-un’, ky ka thënë jo. Nuk e ka mohu. Por gabim e kanë bërë të gjitha organet që janë marrë me këtë punë dhe disa media fjalën ‘vrasë Albin Kurtin’ e kanë nxjerr nga konteksti”, ka thënë Dreshaj.

Edhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu ka thënë se sot është intervistuar F.K për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Sipas tij, i njëjti pas intervistimit është lëshuar në procedurë të rregullt.

“Ju njoftoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ka intervistyar F.K për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit është lëshuar në procedurë të rregullt”, ka thënë Lutfiu.

Ndryshe për këtë postim të Klinakut kanë reaguar zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani dhe deputeti i LVV-së, Enver Dugolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori