LAJMI I FUNDIT:

Organizimi i Forumit për Paqen dhe Sigurinë, Presidenca e Kosovës hap tenderin në vlerë prej 250 mijë eurove

Organizimi i Forumit për Paqen dhe Sigurinë, Presidenca e Kosovës hap tenderin në vlerë prej 250 mijë eurove

Presidenca e Kosovës njofton se ka hapur tenderin për organizimin e Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (Forumi WPS).

Sipas njoftimit të publikuar nga Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet vlera e paraparë e këtij tenderi është 250 mijë euro.

Në dosjen e tenderit, qëllimi i kësaj kontrate është që të ofroj shërbime për organizimin e edicionit të dytë të këtij forumi.


“Shërbime për realizim të përgjithshëm të edicionit të dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (Forumi WPS)”, thuhet në dosjen e tenderit, shkruan Telegrafi.

Aty thuhet se do të ofrohen 19 lloje të shërbimeve.

Zyra e Kryeministrit hap tender për shërbime të informimit, vlera e kontratës parashihet të jetë 200 mijë euro
Lexo po ashtu Zyra e Kryeministrit hap tender për shërbime të informimit, vlera e kontratës parashihet të jetë 200 mijë euro

Lloji i procedurës në këtë tender do të jetë i hapur, por se do të ketë kufizime në numrin e operatorëve të cilët do të ftohen për tenderim.

“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të ri-ekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit”, vijon njoftimi.

Koha e publikimit të njoftimit për kontratë ka qenë 7 gusht 2023, e që ka qenë i hapur deri më 28 gusht. /Telegrafi/