Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq e ka hedhur poshtë marrëveshjen e Ohrit në ditën që ishte hartuar dhe për këtë nuk është qortuar nga ndërkombëtarët.
Diplomati që shërbeu në Kosovë ka pyetur se kur do ta kuptojnë ndërkombëtarët lojën dinake të Serbisë.
“Kur do të ketë drejtësi në rajon”, ka pyetur Bosch.
“Një tjetër dëshmi e lojës dinake që po luan Serbia: për ta normalizimi do të thotë Kosova pjesë e Serbisë! Kur do ta kuptojnë më në fund ndërkombëtarët? Vuçiq e hodhi poshtë marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë që ishte hartuar dhe as nuk u qortua për këtë. Kur do të ketë drejtësi në rajon?”, ka shkruar Bosch në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë ka reaguar pas përplasjes në mes të kryeministrit Albin Kurti, dhe kryeministres së Serbisë Ana Bernabiq, në forumin e Bledit në Slloveni.
“Bërnabiq i tha panelit të liderëve të Ballkanit Perëndimor se Kosova dhe Serbia janë një vend, jo dy, duke shtuar se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se dyshon se do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, të paktën për sa kohë që dy shtete nuk e njohin”.
“Sipas kryeministres serbe, normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, serbëve dhe shqiptarëve dhe gjithë rajonit është lart në listën e prioriteteve të Serbisë. Ajo tha se e vetmja gjë që Prishtina është dashur të bëjë sipas Marrëveshjes së Brukselit e cila është nënshkruar në vitin 2013 është formimi i një Bashkësie të Komunave Serbe gjë që ende nuk është bërë”, ka shkruar diplomati holandez.
“Kurti është përgjigjur duke thënë se për të Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston. Ai shtoi se ka ardhur koha që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të njohin njëra-tjetrën”, ka shkruar ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Strategjik “Bled 2023” në Slloveni gjatë fjalës së tij, të hënën, ka pasur një polemikë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq pasi ajo e quajti Kosovën pjesë të Serbisë.
“Së pari duhet të them se është vendi im nuk janë dy vende, Kosova e ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur, nuk është pjesë e OKB-së. Dyshoj se do bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga vendet e BE-së”, ka thënë Brnabiq.
Pas kësaj deklarate, Kurti ka thënë se Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk po i mendon dhe nuk janë distancuar nga Millosheviqi as nga Putini.
“Ata nuk u distancuan as nga Millosheviqi, as nga Putini. Pra, nuk e kemi lehtë. Unë dua t’i normalizoj marrëdhëniet dhe këtë do ta bëja menjëherë po të ishte, p.sh., Republika Çeke fqiu im”.
Kurti ka thënë se mbështetja në Kosovë për BE-në është 95% ndërsa në Serbi 35%.
“Mbështetja në Kosovë për BE-në është 95%, në Serbi është 35%. Ne kemi vendosur sanksione kundër Federatës Ruse. Serbia as që po e mendon një gjë të tillë”.
Gjatë kësaj deklarate të Kurtit kanë duartrokitur të pranishmit, teksa ka thënë se “nuk është e lehtë për ne. Dua t’i normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë këtë, nëse fqinjët e mi do ishin çekë e jo serbë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker