LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria Kurti duhet të shkojë në shtëpi, mocioni ende opsion

Haradinaj: Qeveria Kurti duhet të shkojë në shtëpi, mocioni ende opsion

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës është ende opsion. Sipas tij, kjo është rruga e duhur për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti, por tha se duhet ndihma edhe e deputetëve të tjerë përtej opozitës.

Haradinaj akuzoi Kurtin se ka rritë pasojat për Kosovën në arenën ndërkombëtare për shkak të veprimeve të gabuara të tij.

“Shumë njerëz po i bëjnë thirrje qeverisë sonë që me u kthy me aleatët me u kthy me Amerikën, BE-në dhe NATO-n. Fatkeqësisht Kurti dhe kjo qeveri ka zgjedh rrugë tjetër. Pasojat për Kosovën do të rriten dhe parashikimet nuk janë të mira për asnjë temë.


Mocioni është mënyra më e duhur dhe është legjitime dhe demokratike. Aktualisht opozita ka votën sa me inicu mocionin pastaj do të duhej ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj se në një rrethanë të caktuar do të arrijmë unitetin brenda opozitës. Po është opsion”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri pas takimit që pati me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharin./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori