LAJMI I FUNDIT:

Debutimi i Feronikelit ’74 në Superligë, fitorja e parë si dhe objektivat e klubit – Erlind Krasniqi zbulon ‘Niklin’ e ri në elitë

Debutimi i Feronikelit ’74 në Superligë, fitorja e parë si dhe objektivat e klubit – Erlind Krasniqi zbulon ‘Niklin’ e ri në elitë

Feronikeli 74 është një klub i ri i formuar më 20 gusht të vitit 2022 pasi ishte fuzionuar me klubin Fortuna DR, pas problemeve të shumta që kishte tanimë ish-klubi FC Feronikeli nga Drenasi.

Kryesia e klubit ndryshoi tërësisht, derisa postin e kryetarit e mori i riu Erlind Krasniqi i cili arriti ta bënte një skuadër të fortë dhe konkurruese për Ligën e Parë.

Brenda një viti, Feronikeli ’74 arriti të futet në Superligën e Kosovës, derisa pikët e para në elitën e futbollit kosovar i mori në xhiron e tretë kur triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat minimal 1-0.


I pari i klubit nga Drenasi ka thënë se futja në Superligë ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm, edhe pse sipas tij kishin tërë Ligën e Parë kundër.

Ai ka falënderuar futbollistët e tij për suksesin e arritur ku edhe pse flitej se skuadra nuk mund të luante në elitë ata bën të pamundurën dhe tani janë pjesë e Albi Mall Superligës.

“Futja në Superligë ishte emocion i jashtëzakonshëm pasi që kishim thuajse gjithë Ligën kundër, kur shikoja TV, në secilin debat flitej që Feronikeli ’74 nuk mund të futet në Superligë edhe nëse e fiton Ligën e Parë. I falënderoj lojtarët dhe trajnerin, që përkundër asaj klime jashtëzakonisht negative që u krijua rreth nesh, ja dolën të mbajnë motivin dhe luftuan deri në fund”, u shpreh Erlind Krasniqi për Telegrafin.

Përkundër se Feronikeli ’74 është klub i ri i formuar, ata kishin dritaren e transferimeve të bllokuara nga FIFA derisa Krasniqi ka thënë se kanë shlyer obligime të caktuara nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror për të pasur mundësi që të marrin lojtar të ri në afatin kalimtar të verës për futbollistë.

Feronikeli ’74 triumfon në minutat e fundit ndaj Gjilanit
Lexo po ashtu Feronikeli ’74 triumfon në minutat e fundit ndaj Gjilanit

“Kemi shlyer obligime që na janë caktuar nga FIFA, në mënyrë që të vazhdojmë të pastër përpara. Tani jemi në rregull dhe krejt çka na duhet janë fitoret dhe rezultatet pozitive nga secila ndeshje”.

“Ishte e vështirë të krijohej ekipi, pasi siç e dini edhe ju këtë vit ka qenë një afat kalimtar i çuditshëm, me pak opsione kualitative, por që i kemi shfrytëzuar të gjitha”, vazhdoi tutje Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar se ditëve të ardhshme do të jap një lajm jashtëzakonisht të madh për qytetarët e Drenasit dhe tifozët e tyre.

“Në ditët e ardhshme do të kemi një lajm jashtëzakonisht të mirë për gjithë qytetarët e Drenasit dhe tifozët tanë, por për momentin nuk mund të zbuloj detaje”, tha Krasniqi.

30-vjeçari ka falënderuar kryetarin e Komunës së Drenasit për mbështetjen e pa rezervë, por edhe bizneset që i kanë dalë në ndihmë klubit duke bërë një organizim dinjitoz, ashtu siç i ka hije një ekipi elitar.

“Rrugëtimi ynë pa ndihmën e Komunës së Drenasit në veçanti kryetarit Ramiz Lladrovci i cili është një adhurues i madh i futbollit dhe Feronikelit nuk do të ishte kurrë i suksesshëm. Gjithashtu edhe bizneset e shumta që na përkrahin në mënyrë që të kemi një organizim perfekt dhe kushte të mira pune si për stafin ashtu edhe futbollistët”, tha Krasniqi.

Ramiz Lladrovci dhe Erlind Krasniqi pritën ditë më parë në takim futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shalën i cili është nga qyteti i Drenasit

Krejt në fund Krasniqi foli edhe për stafin teknik dhe futbollistët, duke zbuluar edhe objektivat që ka Nikli ’74 që janë qëndrimi në elitë dhe eventualisht dalja në Evropë varësisht se si ecin gjërat deri në fund.

“Jam i kënaqur me ekipin, me trajnerin jemi me një frymë dhe në të njëjtën faqe sa i përket ideve për klubin, ndërsa në pjesën e fushës, ka besimin tim të plotë”.

“Objektivat e klubit janë në përputhje me fondin e lojtarëve dhe gjendjen reale në teren, duam të jemi sa më lartë në renditje dhe ti shfrytëzojmë dyert që mund të hapen sa i përket Evropës”, përfundoi Krasniqi.

Ndër të tjera Krasniqi ka lënë të nënkuptohet se deri në fund të afatit kalimtar veror mund të ketë edhe prurje të reja në klubin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City përgatit një ofertë marramendëse për Raphinhan

Man City përgatit një ofertë marramendëse për Raphinhan

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë

Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregon se cili do të jetë 'çelësi i suksesit këtë sezon' për Real Madridin

Ancelotti tregon se cili do të jetë 'çelësi i suksesit këtë sezon' për Real Madridin

La Liga
Gjiganti italian arrin marrëveshje personale me sulmuesin Gimenez, por ende jo me Feyenoordin

Gjiganti italian arrin marrëveshje personale me sulmuesin Gimenez, por ende jo me Feyenoordin

Serie A
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

La Liga
Kalo në kategori