LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LDK-së e akuzon Kurtin për shpenzimet: Kryeministër zhvatës, shihemi në Kuvend

Deputetja e LDK-së e akuzon Kurtin për shpenzimet: Kryeministër zhvatës, shihemi në Kuvend

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi u bënë publike shpenzimet gjashtëmujore të kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi e ka quajtur zhvatës Kurtin, teksa nuk sheh rezultate në diplomaci.

“Kryeministër zhvatës! Albin Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj paska shpenzuar mbi 120 mijë euro, për mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare, telefon, akomodim, karburant për vetura, si dhe për bileta të udhëtimit e dreka. Ndërkohë, rezultatet në diplomaci janë zero”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj shpenzoi mbi 120 mijë euro
Lexo po ashtu Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj shpenzoi mbi 120 mijë euro

Deputetja e LDK-së ka thënë se për këtë mandat nuk ka asnjë njohje e as një anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Asnjë njohje e re, asnjë anëtarësim dhe asnjë e mirë për vendin. Jam e bindur se gjendja në diplomaci do të ishte ndryshe, nëse këto para të ishin investuar për lobim”.

“Pastaj, mos të harrojmë edhe sanksionet nga BE-ja që e prekin shifrën e mbi 500 milionë euro, nëse ato vazhdojnë e nuk largohen, dëmi është i jashtëzakonshëm. Shihemi në Kuvend…”, ka shkruar tutje Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori