Vlera e kredive të lëshuara nga mikrofinancat ka shënuar rritje për korrik 2023 dhe se bruto kreditë për këtë muaj kanë arritur në rreth 330 milionë euro.
Kështu thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për seritë kohore bankare për muajin korrik, duke shtuar se rreth dy e treta kredive të lëshuar nga këta ndërmjetësues financiar janë ndaj ekonomive familjare.
“Bruto kreditë e ndërmjetëseve tjerë financiar shënuan vlerën për rreth 328.6 milion euro në korrik 2023, rritje për 7 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga rritja e kredive të aktivitetit të sektorit financiar”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
“Kreditë ndaj ekonomive familjare në korrik 2023 përfaqësojnë 63 për qind të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar”, theksohet në këtë raport.
Sipas institucionit më të lart financiar në vend, astetet e fondeve pensionale, për këtë periudhë, kanë arritur vlerën e 2.6 miliardë eurove.
“Asetet e fondeve pensionale arritën vlerën prej 2.6 miliardë euro, e cila përfaqëson një rritje prej 66.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”, thotë BQK.
Aty thuhet se struktura e aseteve të këtij sektori dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit dhe se rritja e tyre i atribuohet performancës pozitive të letrave me vlerë ekzistuese.
“Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 76.4 për qind të gjithsej aseteve. Vlera e tyre, në korrik 2023, ka arritur në 1.99 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 225.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje kryesisht i atribuohet rritjes së investimeve jashtë vendit, por njëkohësisht është vërejtur se ka pasur rritje të performancës së letrave me vlerë ekzistuese të cilat janë investuara me herët”, vijon raporti mbi serititë kohore bankare, shkruan Telegrafi.
Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ka pohon brenda kësaj periudhe ka pasur rënie prej mbi 2 milionë eurove.
“Asetet e Kompanive të sigurimit arritën vlerën 296.3 milionë euro, e cila përfaqëson një rënie prej 2.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale që përbejnë 44.9 për qind, letrat me vlerë dhe asetet tjera përbejnë 28.5 për qind të aseteve”, pohon BQK-ja.
Në fund, raporti thotë se vlera remitancave ka shënuar rritje prej 13 për qind krahasuar me vitin 2022 dhe se prurjet më të mëdha të tyre kanë ndodhur përmes institucioneve financiare jo-bankare.
“Remitencat në muajin qershor 2023 ishin 123.9 milionë euro, që paraqet rritje prej 18 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Prurjet më të mëdha të remitencave gjatë këtij muaji ishin përmes agjencive për transferimin e parave dhe kanaleve tjera, konkretisht përmes IFJB-ve me 58.4 për qind, bankave me 15.4 për qind dhe kanalet tjera me 26.2 për qind”, përfundon raporti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje