LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se do të hetohen të gjitha rrethanat e përplasjes së aeroplanëve ukrainas, ku humbën jetën tre pilotë

Zelensky thotë se do të hetohen të gjitha rrethanat e përplasjes së aeroplanëve ukrainas, ku humbën jetën tre pilotë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në adresimin e tij të mbrëmshëm, ka paralajmëruar se do të shqyrtohen të gjitha rrethanat e përplasjes së dy aeroplanëve luftarak ukrainas L-39 mbi rajonin Zhitomirsk.

“Mbrëmë ka ndodhur katastrofa në qiell mbi rajonin Zhitomirsk. Tre pilotë humbën jetën. Në mesin e tyre Andrii Pilshchikov i njohur si Juice. Ai ishte një prej pilotëve më të zot ukrainas që i ndihmoi shumë vendit tonë. Shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njoftuar pilotët tanë”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.

“Hetimet për atë se çfarë ka ndodhur është duke u zhvilluar. Për detaje është herët të flitet. Natyrisht, të gjitha rrethanat do të ndriçohen. Ukraina kurrë nuk do të harroj askënd që e ka mbrojtur qiellin e Ukrainës”, shtoi presidenti ukrainas, që theksoi se Ukraina do të duhej këtë vit të sigurojë aeroplanët F-16 që do ta mbronin qiellin e Ukrainës.


Zyrtari ukrainas: Prodhuam një raketë të re, me të shkatërruam sistemin raketor rus S-400
Lexo po ashtu Zyrtari ukrainas: Prodhuam një raketë të re, me të shkatërruam sistemin raketor rus S-400

Ai i bëri thirrje qytetarëve të vendit të tij, që të kenë kujdes dhe të kujdesen për njëri-tjetrit në momentet më të vështira, në kohën kur forcat pushtuese ruse nuk po zgjedhin mjete që të arrijnë objektivat e tyre.

Ndryshe kundërofensiva ukrainase po vazhdon, ku në një operacion special pjesëtarët e njësive elitare kanë arritur të futen në Krime dhe të ngritin flamurin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli sulmon me dron Libanin, mbrojtja civile libaneze raporton për dy të vdekur

Izraeli sulmon me dron Libanin, mbrojtja civile libaneze raporton për dy të vdekur

Botë
Franca nis misionin Pegase për të treguar fuqinë luftarake dhe për të thelluar marrëdhëniet me vendet e tjera

Franca nis misionin Pegase për të treguar fuqinë luftarake dhe për të thelluar marrëdhëniet me vendet e tjera

Botë
Nëse njerëzimi do të zhdukej, si do të dukej Toka një vit më vonë?

Nëse njerëzimi do të zhdukej, si do të dukej Toka një vit më vonë?

Botë
Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Botë
Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali

Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali

Afrika
Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Botë
Kalo në kategori