LAJMI I FUNDIT:

Pas shtyrjes së afatit për lirimin e ndërtesës në Mitrovicë të Veriut, flasin nga komuna

Pas shtyrjes së afatit për lirimin e ndërtesës në Mitrovicë të Veriut, flasin nga komuna

Komuna e Mitrovicës së Veriut sot mori vendim që të shtyjë afatin për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, Valon Syla ka thënë se vendimin e kanë shtyrë për të ju dhënë kohë më shumë zyrtarëve për t’u zhvendosur nga aty.


“Të ju japim zyrtarëve aty kohë më shumë që të zhvendosen nga objekti, kjo është arsyeja e shtyrjes së këtij vendimi”, ka thënë Syla për Telegrafin.

Shtyhet afati për dy javë për lirimin e ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut
Lexo po ashtu Shtyhet afati për dy javë për lirimin e ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut

Ndryshe, përmes një njoftimi komuna kishte bërë të ditur se pas lirimit të kësaj ndërtese do të ketë intervenime për rregullimin e objektit.

Ndërsa, Lista Serbe, përmes një deklarate, kishte bërë të ditur se punonjësit e institucioneve të Serbisë janë njoftuar se duhet të largohen nga objekti brenda tri ditësh.

“Pas ftesës së komunitetit ndërkombëtar që kryetarët e paligjshëm të komunave të punojnë nga lokacione alternative, ata shkuan një hap më tej dhe duan të na i marrin edhe hapësirat tona”. /Telegrafi/