LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet afati për dy javë për lirimin e ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut

Shtyhet afati për dy javë për lirimin e ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut

Komuna e Mitrovicës së Veriut sot ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.


Sipas tij, sot inspektorati do të ua kumtoj vendimin palëve për shtyrjen e afatit deri në 14 ditë.

Erden Atiq, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Sot afati i fundit për lirimin e ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut
Lexo po ashtu Sot afati i fundit për lirimin e ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut

“Shtyhet afati për dy javë. Sot Inspekcioni shkon dhe do ua kumtojë informacioni që shtyhet për dy javë, ose 14 ditë”, ka thënë shkurt Atiq.

Ndryshe, përmes një njoftimi komuna kishte bërë të ditur se pas lirimit të kësaj ndërtese do të ketë intervenime për rregullimin e objektit.

BE: Vendimi për ndërtesën komunale në Mitrovicën e Veriut, në kundërshtim me përpjekjet për shtensionim
Lexo po ashtu BE: Vendimi për ndërtesën komunale në Mitrovicën e Veriut, në kundërshtim me përpjekjet për shtensionim

Ndërsa, Lista Serbe, përmes një deklarate, kishin bërë të ditur se punonjësit e institucioneve të Serbisë janë njoftuar se duhet të largohen nga objekti brenda tri ditësh.

“Pas ftesës së komunitetit ndërkombëtar që kryetarët e paligjshëm të komunave të punojnë nga lokacione alternative, ata shkuan një hap më tej dhe duan të na i marrin edhe hapësirat tona”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha të mërkurën se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimin e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori