LAJMI I FUNDIT:

Ministri i ri i Mbrojtjes, Maqedonci: Fokusi jonë mbetët anëtarësimi në NATO

Ministri i ri i Mbrojtjes, Maqedonci: Fokusi jonë mbetët anëtarësimi në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se fokusi i Kosovës mbetët anëtarësimi në NATO.

Në një konferencë për media, ministri i ri ka folur për objektivat kyçe të ministrisë duke theksuar se do të punojnë në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake në përputhje me standardet e Aleancës Veri atlantike.


“Objektivat kyçe që lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes do jenë fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike, duke implementuar politikat e mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës, zgjerimi bilateral që në vazhdimësi, pra bashkëpunimin në aspektin strategjik me aleatët tanë në veçanti me ShBA-të por edhe aleatet tjerë mbështetës. Objektivat tjera në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake, kapacitetet e reja do të ndërtohen më përputhje me standardet e NATO-s me aleatët dhe partnerët tanë me qëllim të ruajtjes së paqes sigurisë globale. Dy shtyllat që do të fokusohem janë: ndërtimi i kapaciteteve të reja luftarake që nuk i kemi pasur me herët dhe ruajtja e kapaciteteve aktuale”, ka thënë ai.

Tutje ai u shpreh se “fokusi i yni është integrimi në NATO, porse varet edhe prej shumë faktorëve, ndër tjera është prej faktorëve të njohjeve, pra vendet që se njohin Kosovën. Mirëpo, FSK ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha standardet për të bashkëvepruar me NATO-n”.

Maqedonci tutje tha se një arritje e FSK-së është edhe rekrutimi i të rinjve.

“Një arritje tjetër e rëndësishme ka qenë rekrutimi. Ky rekrutim po vazhdon dhe aktualisht i kemi 612 rekrutë që janë duke përfunduar trajnimin bazik, dhe pas përfundimit do t’i bashkëngjiten FSK-së”, ka thënë Maqedonci.

Gjithashtu ai tha se FSK-ja e ka një zonë të trajnimit në Bobaj të Bokës.

“Siç e dini FSK-ja e ka në dispozicion një zonë të trajnimit diku 45 km katrorë dhe që është në Bobaj të Bokës, në pjesën perëndimore të territorit të Kosovës. Është një zonë trajnimi e cila i plotëson të gjitha standardet për të qenë zonë trajnimi jo vetëm për nevoja të vendit tonë, por për të ofruar zonë trajnimi edhe për partnerët dhe aleatët tanë”, ka thënë Maqedonci.

Tutje ai u shpreh se edhe investimet kapitale do të realizohen në të gjitha kazermat e FSK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori