LAJMI I FUNDIT:

Mbappe refuzoi një ofertë të re rinovimi nga Paris Saint-Germain

Mbappe refuzoi një ofertë të re rinovimi nga Paris Saint-Germain

Sulmuesi Kylian Mbappe thuhet se ka refuzuar ofertën e re të Paris Saint-Germain për të rinovuar kontratën e tij.

Emri i sulmuesit francez është më i përfoluri këtë vërë pasi ka deklaruar se do të përmbush kontratën e tij me PSG-në deri në verën e vitit tjetër dhe pastaj të largohet si lojtar i lirë.

Kjo nuk i ka pëlqyer drejtuesve të klubit nga Parc des Princes duke i dhënë ultimatum lojtarit që të rinovojë kontratën ose të largohet këtë verë.


Megjithatë, pas disa javësh luftë, u raportua se palët kishin arritur një lloj armëpushimi dhe filluan diskutimet mes drejtuesve dhe lojtarit.

Sky Sports: Mbappe po negocion rinovimin e kontratës me PSG-në
Lexo po ashtu Sky Sports: Mbappe po negocion rinovimin e kontratës me PSG-në

Por, sipas Ramon Alvarez de Mon, një gazetar në Marca, ylli francez u takua me klubin natën e 23 gushtit dhe refuzoi një ofertë të re rinovimi.

PSG dëshironte të zgjaste marrëdhënien e tyre deri në vitin 2025 me një klauzolë private largimi po atë verë, por Mbappe nuk pranoi.

Sipas gazetarit spanjoll, shteti i Katarit që udhëheq me PSG-në, e lë vendimin përfundimtar në duart e presidentit Nasser Al Khelaifi.

“Katari respekton Nasser Al Khelaifi dhe ata e lënë vendimin përfundimtar në duart e tij. Ata mund të zgjedhin të përpiqen të bindin Mbappen gjatë gjithë vitit ose të kërkojnë shitjen e tij”.

“Për momentin, nga aspekti ekonomik nuk e kanë bindur lojtarin. Kushtet e larimit tashmë janë vendosur”, ka thënë Ramon Alvarez de Mon. /Telegrafi/