LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet për publikun seanca ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në Podujevë

Mbyllet për publikun seanca ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në Podujevë

Me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit Alban Dezdari, është mbyllur për publikun seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Dezdari bashkë me Bedri Krasniqin, akuzohen për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë.

Mbrojtësi i Dezdarit, avokati Florent Latifaj, ka kërkuar mbylljen e seancës për publikun, me arsyetimin se gjatë deklarimit të të mbrojturit të tij, do të përmenden emra të politikanëve dhe heronjve kombëtar, raporton “Betimi për Drejtësi“.


Gjykatësi Arben Hoti pyeti të akuzuarin Dezdari se meqenëse kanë kërkuar që seanca të mbyllet, a nënkupton kjo që gjatë paraqitjes së mbrojtjes mund të rrezikohet jeta e tij apo e familjarëve të tij.

“Për mua nuk mund të rrezikohet, por familja ime mund të rrezikohet”, tha i akuzuari Dezdari.

Në anën tjetër, i akuzuari Krasniqi tha se për të nuk është problem edhe nëse seanca duhet të jetë publike.

Më pas, trupi gjykues pas konsultimit, mori vendim që të mbyllet seanca për publikun, deri në përfundim të dhënies së mbrojtjes së të akuzuarit Dezdari.

Ndryshe, edhe seanca e 15 majit dhe ajo e 15 qershorit 2023 ishte e mbyllur për arsye të dhënies së dëshmisë nga dëshmitari SH.M.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast për vrasjen e zyrtarëve policorë kishin qenë edhe Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme në shtator 2017, kishte nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre, pasi sipas kësaj gjykate, dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.

Ish-Gjykata e Qarkut e Prishtinës, më 9 nëntor 2007, fajtor për sulmin që ishte konsideruar si terrorist e kishte shpallur vetëm Shkumbin Mehmetin, të cilin e kishte dënuar me 30 vite burgim, ndërsa i kishte liruar nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin.

Prokuroria e EULEX-it, më 21 korrik 2017 kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, për shkak të kryerjes së veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje në tentativë”.

Sipas aktakuzës, katër të akuzuarit më 23 mars 2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut, të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër pasagjerëve të saj, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, A.Rr, të cilët kishin qenë duke i kryer detyrat e tyre të mbrojtjes së rendi ligjor.

Lëndime nga plumbat e shkrepur kishin pësuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut, Ramë Zeneli.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit qëllimisht kishin rrezikuar jetën e më shumë personave, të cilët ishin në automjete që vinin prapa veturës së UNMIK-ut, duke vepruar për motive nacionaliste dhe qëllimisht kishin kryer këto dy vrasje. /BetimipërDrejtësi/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori