Spasovski: Bisedohet me çdo deputet, askush nuk ka të drejtë që ta mbajë peng perspektivën europiane të qytetarëve
Një nga qëllimet dhe prioritetet kyçe të shtetit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe nëse të gjithë e dimë se kjo rrugë nuk ka alternativë, e nuk ka, pasi deri tani nuk është ofruar askund, atëherë është shumë qartë se duhet të punojmë dhe të bëjmë çmos që ta hapim atë rrugë, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
“Izolimi i shtetit, posaçërisht izolimi, që vjen nga brenda është i papranueshme. Bisedohet me çdo deputet për shkak se tani përgjegjësia është e deputetëve, ata që i përfaqësojnë qytetarët. Mendoj se askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng perspektivën e qytetarëve tanë”, tha Spasovski.
Ai potencoi edhe gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojnë përmes dialogut, përmes aktivitetit politik të kërkojnë mënyra që të miratohen ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme që vendi ta vazhdojë procesin eurointegrues.
Ai porositi se është me rëndësi që politikanët duhet të jenë të mençur, të mos e shikojnë interesin e tyre personal, të mos shohin për politikë që do të jetë sot për nesër, por të shohin në mënyrë vizionare, të shohin përpara, të shohin pas 20, pas 30 viteve, kur, siç tha, të gjithë ne do të ishim pjesë e familjes evropiane.
I pyetur për koment për qëndrimin e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari se me mosmiratimin e ndryshimeve kushtetuese, do të hapet kutia e Pandorës, tha se për këtë duhet të pyetet Taravari.
“Qëndrimi im është mjaftë i qartë. Do të thotë, perceptimet nuk mund të jenë më ndryshe se ato që i dëshiron shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, e ato janë të lëvizim përpara fuqishëm drejt vlerave evropiane”, tha Spasovski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet