Morën shumë yje nga Evropa, por tani Arabia Saudite refuzon një lojtar nga kontinenti i vjetër
Arabia Saudite është aktualisht më e përfolura sa i përket afatit kalimtar veror, pasi tashmë kanë afruar shumë yje nga futbolli evropian.
Pasi transferuan Cristiano Ronaldon në janar, që aktualisht luan te Al Nassr, shumë yje të futbollit në kontinentin e vjetër kanë ndjekur rrugine tyre.
Por, sipas asaj që raporton talkSport, tashmë ka një lojtar që është refuzuar nga Fondi i Investimeve Publike.
Mason Greenwood nuk do të transferohet tek asnjë klub arab, pasi ekziston frika se ai mund të dëmtojë imazhin e tyre.
Sulmuesi anglez është lojtar i lirë, pasi Manchester United vendosi përfundimisht mos ta kthente në skuadër.
Kjo ndodhi për shkak të një proteste të brendshme që hasi klubi, shkaku i akuzave që kishte Greenwood për përdhunim seksual, sulm dhe mbajtje e detyrueshme, edhe pse u lirua nga të gjitha në muajin shkurt të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251