LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Qytetarët nuk janë të detyruar të paguajnë dokumentet e reja, duhet të paguhen nga buxheti i shtetit

Avokati i Popullit: Qytetarët nuk janë të detyruar të paguajnë dokumentet e reja, duhet të paguhen nga buxheti i shtetit

Avokati i Popullit Naser Ziberi tha për Alfa TV se qytetarët që kanë letërnjoftim të vlefshëm nuk duhet të paguajnë një të re vetëm për shkak të emrit të ri kushtetues, por duhet paguar nga buxheti i shtetit.

“Si obligim i vendosur nga shteti, posedimi i letërnjoftimit, dhe si rezultat i vendimit të shtetit për ndryshimin e letërnjoftimeve, në atë rast është logjike që qytetarët të mos ekspozohen ndaj kostove, sepse ai detyrim është vendosur pa fajin e tyre, jo për skadimin e dokumentit, por si rezultat i një vendimi të qeverisë, të kuvendit, pra të shtetit. Dhe për ato arsye mendoj se qytetarët duhet të kursehen nga një shpenzim i tillë”, ka thënë Ziberi.

Reagimi i Avokatit të Popullit vjen pasi dje ministri Spasovski zbuloi se 800 mijë qytetarë të tjerë nuk kanë dokumente personale me emrin e ri me shtimin “e Veriut”, të cilat janë të vlefshme deri më 24 shkurt, që është edhe vit zgjedhor.


Ziberi shton se një situatë e ngjashme ekziston edhe kur komuna e ndërron emrin e një rruge, kështu që adresa në letërnjoftim mund të jetë e ndryshme, por në atë rast dokumenti nuk pushon së vlefshmi deri në datë e skadimin të afatit, ndryshe nga kjo situatë. Ai beson se nuk duhet të vijë deri në pikën që qytetarët të humbasin të drejtën e votës dhe të mos votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë besoj absolutisht se kushdo që ka një dokument identiteti, do të thotë letërnjoftim apo dokument udhëtimi, pavarësisht nëse nuk është në përputhje me ndryshimet e reja të kushtetutës dhe ka një datë skaduese, duhet të ushtrojë të drejtën e votës. Përndryshe do të kemi probleme serioze, legjitimiteti të zgjedhjeve mund të vihet në pikëpyetje dhe nga ana tjetër sigurisht që do të mohohet një e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutë”, tha Ziberi.

Ai shton se premtimet e Spasovskit se qytetarët nuk do të dënohen nuk janë zgjidhje, sepse do të dalin shumë probleme të tjera, se nuk do të mund të mbarojmë punë në bankë, në noteri, në gjykatë dhe në të gjitha institucionet tjera publike.

Ndryshe, nuk janë vetëm kartat e identitetit që janë në kurriz të qytetarëve për shkak të shtimit “Veriu”. Deri më 24 shkurt do të duhet të ndërrohen pasaportat, patentat e shoferit dhe letërnjoftimi, si dhe targat e veturave, të cilat sipas llogaritjeve mund të kushtojnë së paku 4000 denarë gjithsej.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori