LAJMI I FUNDIT:

Joseph, Zelenskyt: Bëhu gati të dëgjosh marrëzi nga Vuçiq për ‘neutralitetin’ serb ndaj agresionit rus

Joseph, Zelenskyt: Bëhu gati të dëgjosh marrëzi nga Vuçiq për ‘neutralitetin’ serb ndaj agresionit rus

Edward Joseph, profesor amerikan, ka komentuar takimin mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut serb Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se Zelensky duhet të bëhet gati të dëgjojë marrëzira nga Vuçiqi sa i përket “neutralitetit” të vendit të tij.

Ai iu referua darkës joformale në Athinë të Greqisë, ku morën pjesë edhe liderë nga Ballkani, ku sipas Joseph, Zelensky do të dëgjojë nga Vuçiq sesi Serbia e ruan “neutralitetin” mbi agresionin rus në Ukrainë.

Madje Joseph thotë se ajo çfarë është më e rëndë sesa neutraliteti është neutraliteti i rremë, duke aluduar në presidentin e Serbisë.


Edhe Vuiçiq por edhe Zelensky kishin njoftuar për një takim në katër sy në Athinë, ku përbri disa fotografive të postuara është bërë e ditur se zhvilluan një bisedë.

E në anën tjetër, Serbia është i vetmi vend në rajon që ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit në Ukrainë.

Ky vend që ka një afërsi të madhe nuk ka hezituar t’ia hapë dyert edhe televizioneve ruse që kontrollohen nga Kremlini si Russia Today dhe Sputnik që kanë hapur zyrat e tyre në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori