LAJMI I FUNDIT:

PSG dërgoi ofertën e parë zyrtare, Eintracht refuzoi 70 milionë euro për Kolo Muanin – situata aktuale e bisedimeve dhe qëndrimi i lojtarit

PSG dërgoi ofertën e parë zyrtare, Eintracht refuzoi 70 milionë euro për Kolo Muanin – situata aktuale e bisedimeve dhe qëndrimi i lojtarit

PSG po vuan për gola këto ndeshjet e para, pasi situata e Kylian Mbappe vazhdon të jetë shqetësuese, ndërsa largimet e Lionel Messit dhe Neymar, e kanë zbrazur fazën e sulmit.

Parisienët janë fuqishëm në afat kalimtar për sulmues, ku emri që përflitet më shumë është Randal Kolo Muanin i Eintracht Frankfurt.


Media shumë shumta shkruajnë se oferta e parë zyrtare për sulmuesin 24-vjeçar ka arritur në Frankfurt.

Sky shkruan se oferta kap vlerën e rreth 65 milionë eurove, ndërsa RMC është më specifike: 60 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Megjithatë, oferta u refuzua menjëherë nga gjermanët, pasi Eintracht që e mori Kolo Mouanin si lojtar i lirë verën e kaluar nga Nantes, po kërkon shumë më shumë para se kaq.

Paris Saint-Germain arrin marrëveshje totale më pasuesin e Neymarit
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain arrin marrëveshje totale më pasuesin e Neymarit

Pas sezonit fantastik me 23 gola dhe 17 asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat – gjermanët kërkojnë rreth 100 milionë euro.

PSG nuk ka ndërmend të shkojë kaq larg, por Kolo Muani këmbëngul për një lëvizje drejt Paris Saint-Germain.

Francezët që këtë verë humbën Lionel Messin dhe Neymarin, duan edhe një sulmues, pasi të ardhmes së Mbappes nuk i dihet.

Kolo Muani kërkon largimin nga Frankfurti, alarmohen top klubet evropiane
Lexo po ashtu Kolo Muani kërkon largimin nga Frankfurti, alarmohen top klubet evropiane

Klubi ka ofruar këtë verë Ousmane Dembelen nga Barcelona për 50 milionë euro, ndërsa erhdi edhe Marco Asensio si lojtar i lirë nga Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale

Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale

Premier League
Vitor Roque i ofrohet gjigantit italian

Vitor Roque i ofrohet gjigantit italian

La Liga
Tebas konfirmon transferimin e Mbappes te Real Madridi

Tebas konfirmon transferimin e Mbappes te Real Madridi

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Konfirmohet emri i lojtarit të parë që pritet të largohet nga Barcelona në verë

Konfirmohet emri i lojtarit të parë që pritet të largohet nga Barcelona në verë

La Liga
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori