Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës-Njësia e Veçantë e hetimeve të premten ka realizuar bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku ka arrestuar dy zyrtarë ndërkaq bastisje ka pasur edhe në një shtëpi, dy banesa e në një restorant.
Pas këtyre bastisjeve janë arrestuar dy zyrtarë të MINT-it, drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.
Po ashtu është arrestuar edhe Ridvan Muharremi, person që u raportua i afërt me kryeministrin Albin Kurti.
Dy zyrtarët e MINT-it akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i arrestuari i tretë dyshohet për “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’, si dhe ‘Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftim.
Gjatë bastisjes bëhet e ditur se janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.
Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë në mbajtje për 48 orë.
Pas bastisjes në MINT, presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë një vizite në Klinë e pyetur për rastin ka thënë se për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve ligj-zbatuese duhet të pritet epilogu i rasteve.
“Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve ligjzbatuese, ne duhet ta presim epilogun e rasteve. Dhe, në këtë moment, nga informatat që kemi, është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti. Institucionet e kanë punën e tyre”, është shprehur e para e shtetit.
E lidhur me bastisjet ka reaguar edhe MINT, e cila ka konfirmuar bastisjet në këtë ministri.
“Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sot njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi kanë kontrolluar zyrat e dy zyrtarëve të lartë të MINT-it, drejtorit të Departamentit për rezervat shtetërore, Hafiz Gara dhe drejtorit të Departamentit të integrimeve evropiane, Irfan Lipovica.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to.
Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keq informohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe koordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”, thuhet në njoftim.
Tutje, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i lut mediat që të përmbahen nga deklarime të pakonfirmuara nga ministria dhe siguron se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi.
Ministria është e përkushtuar të vazhdojë me rritjen e Rezervës Shtetërore edhe në këtë vit, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2023, me qëllim që të sigurojë qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme të kenë përkrahjen shtetërore në tejkalimin e situatave eventuale të krizës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Bastisja në MINT bëri që edhe ministrja Rozeta Hajdari të del në një konferencë për media.
Hajdari në një konferencë për media ka folur për ngjarjet e sotme në këtë ministri, ku dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një biznesmen janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
Ajo ka thënë se zyrtarët e arrestuar janë të pafajshëm dhe nuk sheh asnjë arsye që ajo të japë dorëheqje.
Ministrja Hajdari ka thënë se ministria që ajo udhëheq mirëpret çdo hetim që ka të bëjë me blerjen e rezervave shtetërore.
Ajo ka thënë se shpreson që organet e hetimeve, krahas punës hetimore të mos cenojnë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore e klasifikuar sipas Ligjit për rezervën shtetërore dhe Ligjit për mbrojtjen e informacionit shtetëror të klasifikuar.
E pas gjithë këtyre zhvillimeve, opozita të premten kërkoi dorëheqjen e ministres Hajdari.
“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.
Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Doërheqje kanë kërkuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Ç’është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron “dosllarët” e krimit! Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato i’a zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”!
Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni zë, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!”, shkruan Ramush Haradinaj i AAK-së.
E deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thekson se me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat (sipas deklarimit në media).
“Ndërkaq, Ministrja sot e ka hallin se zyrtarët policorë, të cilët sot i kanë konfiskuar materialet nga Ministria, nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumentacion për rezervat shtetërore.
Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë”, shkruan ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje