LAJMI I FUNDIT:

Klopp deklarohet rreth tentimeve të dështuara për Lavian dhe Caicedon

Klopp deklarohet rreth tentimeve të dështuara për Lavian dhe Caicedon

Jurgen Klopp ka mbajtur një konferencë për media përpara ndeshjes së fundjavës së Liverpoolit kundër Bournemouth dhe ai u pyet për dështimin për të transferuar Romeo Lavian dhe Moises Caicedon.

Dy mesfushorët kaluan te Chelsea për një shumë mbi 180 milionë euro, ndërsa trajneri gjerman ka thënë se janë disa faktorë në marrëveshje të tilla dhe nganjëherë nuk funksionojnë gjërat.

“Biznesi i transferimeve është i tillë, ju flisni me njerëz si agjentë dhe gjëra të tjera dhe ndonjëherë funksionon dhe ndonjëherë jo”, ka deklaruar Klopp.


Dalin prapaskena të reja se si Caicedo kishte larguar të gjitha gjërat e tij nga hapësirat e Brightonit, para se të kishte marrëveshje me Chelsean
Lexo po ashtu Dalin prapaskena të reja se si Caicedo kishte larguar të gjitha gjërat e tij nga hapësirat e Brightonit, para se të kishte marrëveshje me Chelsean

Në temën e nënshkrimeve të reja dhe lojtarëve që largohen, ai shtoi: “Afati është i hapur – deri atëherë pothuajse gjithçka mund të ndodhë, nga ana e largimit, asgjë nuk do të ndodhë”.

Liverpooli më në fund ka nënshkruar sot me një mesfushor mbrojtës dhe me ardhjen e Wataru Endo, boshllëku i madh do të mbushet.

Fabinho, Jordan Henderson dhe James Milner u larguan nga The Reds, duke detyruar kështu Kloppin që të shkojë me të gjitha forcat për mesfushor, pavarësisht se kanë transferuar Alex Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai. /Telegrafi/