LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi nuk shqetësohet më për Topin e Artë, mendimi i tij ka ndryshuar krejtësisht

Lionel Messi nuk shqetësohet më për Topin e Artë, mendimi i tij ka ndryshuar krejtësisht

Dëshira e Lionel Messit për të fituar Topin e tij të tetë të Artë është zvogëluar që nga fitimi i Kupës së Botës me Kombëtaren e Argjentinës.

Ikona e futbollit është favorit për të fituar çmimin më të lartë individual të këtij viti, megjithatë, fokusi i tij është zhvendosur që nga triumfi i tij në Kupën e Botës.


Ish-ylli i Barcelonës ka numrin më të madh të fitoreve të Topit të Artë në histori, por duke folur në konferencën e tij të parë për shtyp që kur u bë lojtar i Inter Miami, është e qartë se pikëpamja e tij për çmimin ka ndryshuar.

Messi e pranon se ai kurrë nuk kishte 'dëshiruar' t'i bashkohej PSG-së nga Barcelona
Lexo po ashtu Messi e pranon se ai kurrë nuk kishte 'dëshiruar' t'i bashkohej PSG-së nga Barcelona

Në të kaluarën, Messi e ka pranuar rëndësinë e vlerësimit individual në karrierën e tij, por ai pranon se tani ka kaluar në kujdesin më të madh për paraqitjen e ekipit.

“E kam thënë shumë herë, Topi i Artë është shumë i rëndësishëm për shkak të njohjes në nivel individual, por kurrë nuk i kam dhënë rëndësi. Gjëja më e rëndësishme për mua ishin gjithmonë çmimet në nivel grupi”, ka thënë fillimisht Messi.

“Isha me fat që arrita gjithçka në karrierën time dhe pas Kupës së Botës, po mendoj shumë më pak për atë çmim, çmimi im më i madh ishte Kupa e Botës dhe tani po jetojë momentin”.

“Nëse arrin, mirë, dhe nëse jo, asgjë nuk ndodh. Unë kam qenë me fat që kam arritur të gjitha objektivat e mia në karrierën time dhe tani kam synime të reja me këtë klub”, përfundoi argjentinasi.

Nëse argjentinasi do të fitonte çmimin, ai do të ishte i pari që do të merrte trofeun në shtëpi duke luajtur për një ekip jashtë Evropës.

Messi përballet me konkurrencën për Topin e Artë kryesisht nga lojtarët e Manchester Cityt si Erling Haaland dhe Kevin de Bruyne, falë sezonit të tyre historik, ku fituan tripletën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori