LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Me shkarkimin e Mujecit pa iu bërë gjyqi, LVV vendosi standard të ri në politikbërje

Sveçla: Me shkarkimin e Mujecit pa iu bërë gjyqi, LVV vendosi standard të ri në politikbërje

Shefi i asambleistëve të LVV-së në Komunën e Prishtinës, Gezim Sveçla ka komentuar ngjarjet e së martës ku në Shqipëri u arrestua nën dyshimet për trafikim të drogës asambleisti i LVV-së, Besnik Mujeci.

Në RTV Dukagjini Sveçla ka thënë se persona që bëjnë veprime joligjore nuk kanë vend në Lëvizje.


Ai madje është mburrur për reagimin e shpejt të partisë për të përjashtuar nga të gjitha strukturat Mujecin.

“Ky është një standard i ri në politikbërje që ka të bëjë me pastërtinë e figurave që po e vendos Lëvizja Vetëvendosje. Për herë të parë është përjashtuar nga organizata një person pa iu bërë gjyqi. Ishte vepër në flagrancë dhe LVV nuk kishte rrugë tjetër pos largimit të Mujecit”.

Sfida e narko testit nga zyrtarët institucionalë, nga LVV shprehen të gatshëm - Blakaj i Labirintit skeptik
Lexo po ashtu Sfida e narko testit nga zyrtarët institucionalë, nga LVV shprehen të gatshëm - Blakaj i Labirintit skeptik

Për dallim nga rastet tjera, Sveçla thotë se Mujeci është rast që është zënë në flagrancë dhe është parë.

“Në rastin e zotit Lahu, për shembull, kemi të bëjmë më një aktakuzë që është ngritur derisa mbrojtja pretendon që një vepër e tillë nuk ekziston. Te rasti i Besnikut është veprim që e kemi parë të gjithë”.

Shefi i asamblistëve të LVV-së thotë se është e natyrshme që Mujeci të ketë foto me ministra e zyrtarë të lartë të kësaj partie pasi ka qenë pjesë e jona./Telegrafi/