LAJMI I FUNDIT:

Sfida e narko testit nga zyrtarët institucionalë, nga LVV shprehen të gatshëm – Blakaj i Labirintit skeptik

Sfida e narko testit nga zyrtarët institucionalë, nga LVV shprehen të gatshëm – Blakaj i Labirintit skeptik

Arrestimi për trafikim droge i Besnik Mujecit, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, i hapi rrugë idesë që të bëhet testi i përdorimit të narkotikëve për të gjithë zyrtarët e institucioneve.

Mes kritikave të shumta, u përmend edhe sfida e narko-testit.


Gëzim Sveçla, kryetar i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, në Radio Dukagjini u shpreh i gatshëm për një veprim të tillë, pasi sipas tij edhe qytetarët do ta dinin se kush janë përfaqësuesit e tyre.

“Si koncept mua po më pëlqen. Nuk e di a ekziston baza ligjore për një veprim të tillë, por edhe nëse nuk ekziston dhe nëse ka interes, kjo mund të arrihet. Pse mos të bëhet, që qytetarët ta kuptojnë se kush janë përfaqësuesit e tyre, qoftë në institucionet qendrore, qoftë në ato komunale”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa Safet Blakaj, nga instituti “Labirint”, shprehet skeptik se narko – testi mund të sjellë rezultate.

Sipas tij, instrumenti më i mirë është efekti që gjithsecili ofron në punën e vet.

“A duhet të bëhet? Nuk jam i sigurt. Shumë shtete nuk e praktikojnë, pasi hapet rruga që gjithkush gjithkujt t’ia bëjë testin. Por, ne mundemi ndryshe ta bëjmë. P.sh, nëse dikush shkel vazhdimisht rregullat e punës, përmes kësaj mund t’a degradojmë ose shkarkojmë nga puna. E them këtë sepse, ndoshta dikush e kryen punën mirë, por e përdor drogën. Ndoshta dikush nuk e kryen punën mirë dhe nuk e përdor drogën. Mendoj se instrumenti më i mirë për këtë matje është efikasiteti në punë”, ka deklaruar Blakaj.

Përdorimi i substancave narkotike, por edhe kultivimi e trafikimi i tyre, viteve të fundit ka shënuar rritje të madhe në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori