LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj katër personave në Prizren për fajde dhe shpëlarje parash

Aktakuzë ndaj katër personave në Prizren për fajde dhe shpëlarje parash
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër katër të pandehurve për kryerjen e veprës penale fajde dhe shpëlarje parash.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se B.M, B.M. dhe  E.M. kanë kryer veprat penale “Fajde”,  nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri S.M. ka kryer veprën penale “Fajde”, nga neni 331 par 1 të KPRK-së.

“Po ashtu, të pandehurit B.M, B.M dhe E.M. akuzohen se kanë kryer edhe veprën penale Shpëlarja e parave”, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, neni 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.2 dhe 1.5 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit  Ligji Nr.05/L-096”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë nga viti 2017 deri në vitin 2021, në qytetin e Prizrenit, ku të pandehurit në bashkëkryerje në mes tyre janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdeve, ku pas një pune intensive hetimore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, arrestimi i të pandehurve, si dhe, konfiskimi dhe ngrirja pronave të paluajtshme dhe të luajtshme.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori