LAJMI I FUNDIT:

Biden nuk ia din emrin qytetin Maui në Havai ku humbën jetën qindra persona nga zjarri që shkatërroi gjithçka

Biden nuk ia din emrin qytetin Maui në Havai ku humbën jetën qindra persona nga zjarri që shkatërroi gjithçka

Presidenti amerikan Joe Biden sërish është kritikuar nga shumë qytetar, për faktin se nuk ia dinte emrin qytetin Maui në Havai ku nga zjarri humbën jetën qindra persona.

Ai iu referua Mauit gjatë fjalimit të tij si ishull, atë të “cilin e shohim gjatë gjithë kohës në televizion”, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, derisa numri i viktimave po rritet, ekipet e shpëtimit po tentojnë të nxjerrin të mbijetuarit që kanë ngecur nën rrënoja në Lahaina të Havait.

Biden gjatë fjalimit iu referuarit Mauit si “Ishulli i madh” që ndryshe Havai i njihet me këtë emër. E kjo ka bërë që shumë qytetarë ta kritikojnë për këtë.

Ndryshe ai është kritikuar edhe për reagim të vonshëm, dhe që nuk vizitoi vendin që u prek nga zjarri që shkatërroi mijëra shtëpi e ndërtesa. /Telegrafi/